Aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
Rreth orës 10:30, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, një mjet me drejtues A.D., 45 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen S.M., 53 vjeçe.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë ku po merret në pyetje lidhur me shkaqet e aksidentit./b.b/fjala.al