“I forti i Elbasanit” përfundoi në spital, familja mohon atentatin: U rrëzua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Çapja i plagosuri i paradites së sotme në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë.

55-vjeçarit dyshohet se iu bë atentat në banesën e tij nga një rrugicë aty pranë, duke mbetur i plagosur.

Por pas dërgimit në spital, familja ka mohuar pistën e atentatit, duke deklaruar se ishte rrëzuar në shtëpi teksa po punonte.

Por gjetja e një makine duke u djegur, me targa false, bëri që policia të thellohet në hetimet, prej nga dyshohet se kanë qëlluar autorët.

Ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve e aktualisht i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Krastë. Banorët në zonë kanë raportuar për të shtëna me armë zjarri dhe shumë pranë banesës ku jeton Ardian Çapja ka marrë flakë një mjet që nga të dhënat e policisë mësohet se ka pasur targa false.

Ardian Çapja është një emër i njohur për policinë shqiptare, pasi edhe më herët është përfshirë në konflikte me persona të tjerë në qytetin e Elbasanit.

Një atentat ishte zhvilluar ndaj tij në vitin 2017, që kishte qenë i mirëorganizuar, ndërsa ai u qëllua me kallashnikov e armë të tjera. Në atë kohë, autorët dështuan në atentat, pasi ishin zbuluar më herët.

Autorët më 2017, të cilët ende nuk janë identifikuar, për të shmangur çdo dyshim, kishin modifikuar automjetin e përdorur prej tyre në mënyrë identike me atë të një prej fqinjëve të fisit Çapja, duke përdorur dhe targa të falsifikuara me numra të njëjtë.

Pasi e kanë mbajtur nën vëzhgim për disa ditë, autorët kanë ndërhyrë në momentin kur Ardian Çapja po dilte nga banesa e tij. Ata kanë qëlluar nga një distancë e largët në momentin kur 49- vjeçari ka qenë pranë derës./b.b/fjala.al

Lexo edhe :  Nga ndalimi i celularëve te…, miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor

Atentati ndaj Çapajve, policia shoqëron në komisariat të dyshuarit

Detaje/Përplasja me armë në Elbasan, plagoset Ardian Çapja dhe një zjarrfikës

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV