Ibsen Elezi analizon PD 1 vit para zgjedhjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibsen Elezi, një vit para zgjedhjeve të përgjithshme bën një analizë të Partisë Demokratike gjatë opozitarizmit të saj. Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, për  Grupin Mediatik “FJALA” Elezi kritikoi PD-në se nuk jep siguri për qytetarët.

-Jemi një vit para zgjedhjeve të përgjithshme. A mund të bëni një analizë të shkurtër në çfarë situatë ndodhet PD?

Një parti që do kishte ndenjur në heshtje dhe s’do kishte folur fare, në rastin konkret dhe PD, sot do ishte në pushtet. Aq e degraduar është sot pozita, sa sot duhet të ishte e larguar. Në PD sot, një problem shumë i madh, janë rregullat e kësaj partie. Në vitin 2015, nuk u diskutua dhe nuk u ndërtua asnjëherë një proces i mirëfilltë, se çdo të ndodhte me Reformën Territoriale. Në Hotel Tirana, në një takim me 300 vetë, e di ti që e kam kundërshtuar vetëm unë? Nuk pati frymë diskutimi. Në 2017, u hartuan listat brenda një nate, pa pyetur asnjë forum në organ. Në një parti quhet akt kriminal. Tjetra, aksionet e vazhdueshme që këta kanë ndërmarrë. Aksionet politike që shkojnë gjithmonë me dështim, humbin besimin te njerëzit. Qëndrimi publik i liderit është shumë i rëndësishëm. Qëndrimi publik i dështruar i liderit është gjithmonë problematik për krijimin e besimit. Çfarë është demokracia? Opinion. Sesa përputhet opinioni me të vërtetën askush se di. Dorëzimi i mandateve të Parlamentit. Sot e pranon që unë do futem në zgjedhje me një narkotrafikant, kjo është absurditet. Nëse një kritikë nuk zë vend, ajo kritikë normalisht harrohet të nesërmen. Dhe në fund fare, humbe 20 e ca bashki, të paktën të sigurta të PD dhe nuk ju dhe mundësinë e kandidimit dhjetëra personaliteteve. Këto kanë sjellë humbjen e besimit të anëtarësisë./Fjala.al/k.b

Lexo edhe :  Elbasan/ Rama flet për taksat: Kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit

https://www.youtube.com/watch?v=jKJ6UFHm0Fw

Të fundit

Sot ditë zie kombëtare, Rama publikon videon: Papë dhe mik i jashtëzakonshëm

Qeveria shqiptare ka shpallur ditë zie kombëtare 26 prillin në nder të Papa Françeskut, i cili u nda nga...

Presidenti Trump: Rusia dhe Ukraina janë shumë afër një marrëveshje paqeje

Presidenti amerikan Donald Trump tha se, pas kontakteve konstruktive të premten, janë rënë dakord për shumicën e pikave kyçe të planit për t’i dhënë...

Ulen birësimet, shtohet kërkesa për surrogaci! The Economist: Pse praktika po kritikohet

Ndërsa birësimet po ulen, kërkesa për surrogaci po rritet në botë. Megjithatë, praktika është sulmuar nga konservatorët fetarë dhe disa feministë, shkruan The Economist Kur...

Lamtumirë Papa Françesku! Liderët nga e gjithë bota në Romë

Liderët e mëdhenj botërorë do të jenë të pranishëm sot në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut në Romë. Pas tre ditëve homazhe, së bashku...

Sherr mes djemve të xhaxhallarëve, përfundojnë të dy në spital

Një sherr i çastit mes dy djemve xhaxhallarësh ka përfunduar me dhunë fizike në lagjen Sulaj të Cakranit, në orët e vona të së...

Lajme të tjera

Web TV