Ibsen Elezi për Bashën: Nuk të bën lider diploma në Perëndim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha është kandidat për kryeministër  dhe nëse ai arrin të bëhet do jetë i pari pas 78 vjetësh pas Ibrahim Biçakut që ishte në atë detyrë në vititn 1944. Biçaku ishte diplomuar në Vjenë në ndërsa Basha është diplomuar në Holandë. Por a vlen ky diplomim Perëdimor? Për Ibsen Elezin kjo nuk ka shumë vlerë. Kështu u shpreh ai për emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, në Grupin Mediatik “FJALA”.

-Kryeministri i fundit i Shqipërisë, i diplomuar në Perëndim ishte Ibrahim Biçaku i cili përfundoi pastrues i banjave publike të Elbasanit në kohën e komunizmit. Pas tij, kandidat për kryeministër është Lulzim Basha që ka studiuar në Hollandë. Si ka mundësi, një i diplomuar në Perëndim të ketë mentalitet komunist?

–   Kjo “I diplomuar në Perëndim” nuk funksionon, sepse të diplomohesh diku në Perëndim, nuk është ndonjë zotësi. Po të garantoj unë që ka universitete në Perëndim që nuk kanë ndoshta nivelin e universiteve shqiptare. Nuk duhet të krijojmë këtë mitin ”u diplomua jashtë”. Ky nuk është kusht themelor që një individ të kthehet në lider. Tiparet e liderit janë tipare që shkojnë nga fëmijëria, në formimin dhe konsolidimin e tipareve të individit dhe çfarë i ka dhënë Zoti. Disa tipare themelore i kanë që të lindur njerëzit. Se atë ndërtesë që ta ka falur Zoti që është struktura jote gjenetike, si e ndërton e si e zbukuron është çështje tjetër./Fjala.al/k.b

https://youtu.be/KKAEyXSrqIA

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV