“Jam polic që nuk mund të identifikohem”, Berisha: Është kapur sasi e madhe droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh ku pretendohet se një sasi e madhe droge është kapur në Tiranë. Sipas këtij mesazh, operacioni është zhvilluar në komisariati nr.5 në kryeqytet dhe një person është ndaluar.

“Trafikantë të lidhur me Ardian Çipën dhe Saimir Tahirin ndalohen për sasi të madhe droge. Por pritet të lirohen”, shkruan Berisha.

Ndërkohë që në mesazhi e publikuar prej ish-kryeministrit thuhet: “Mirdita, jam polic që nuk mund të identifikohem. Dje në policinë e Komisariatit nr.5 është ndaluar një person me një sasi të madhe lënde narkotike në bagazhin e makinës, por ngjarja po fshihet dhe jam i sigurt që brenda pak orësh do të lirohet sepse është Jurgen Çipa, i afërm i ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ardian Çipa, i cili ka qenë duke transportuar lëndën narkotike të shtetasit Altin Tahiri me pseudonimin ‘Qepa’, kushëri i ish-ministrit Tahiri. Ky i fundit ka vite që furnizon zonën e Kamzës dhe Laprakës me lëndë narkotike dhe nuk i hyn gjemb në këmbë. Madje janë ndaluar edhe të tjerë si nipi i Altin Tahirit.”/Fjala.al

Të fundit

Danimarka tregon se është i zoti i shtëpisë në Groenlandë

Danimarka po organizon këtë muaj një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake në Groenlandë, me pjesëmarrjen e një fregate,...

Arjan Ndoja dëshmon për atentatin e 2019! Përballet në gjyq me dy të akuzuarit

Arjan Ndoja është marrë në pyetje sot në GJKKO, në gjyqin ndaj Plarent Dervishit dhe Julian Meçes lidhur me atentatin e bujshëm të 1...

Kosovë, KQZ miraton listën e votuesve për zgjedhjet lokale, 41 mijë zgjedhës më pak

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 41-të të këtij viti, u njoftua me Raportin Informues mbi Listën Preliminare të Votuesve (LPV) për...

Korrupsion në zgjedhje, SPAK çon në GJKKO dosjen për dy të pandehur

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe dërgoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për gjykim të procedimit penal nr.60/1...

SHBA feston përvjetorin e Pavarësisë, Nancy VanHorn nderon kujtimin e Feti Voglit

Diplomatja e lartë amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn ka kujtuar dje me nderim komandantin shqiptar Feti Vogli, i cili ra në krye të detyrës...

Lajme të tjera

Web TV