Kronologjia e atentatit në Elbasan, Ardian Capja i shpëtoi edhe këtij sulmi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Çapja, një nga personat më të rëndësishëm të fisit të tij, është plagosur sot me snajper sapo ka dalë nga ambientet e hotel “Univers.” Ardiani është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku po i nënshtrohet një operacioni për të nxjerrë plumbin nga shpatulla.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit. Brenda në makinë ka pasur fishekë, të cilët kanë shpërthyer nga djegia duke plagosur njërin prej zjarrfikësve që po shuante flakët. Ndërkohë makina ishte e pajisur me targa false.

14:31 Dy orë në sallë, Çapja në gjendje kritike dhe pas operacionit

Iu nënshtrua për dy orë një operacioni kirurgjikal delikat, por sërish gjendja e 55-vjeçarit Ardian Çapja paraqitet kritike.

55-vjeçari të cilit iu bë atentat pranë shtëpisë së tij në Elbasan paraditen e sotme, ndodhet në spitalin e Traumës në kujdes intensiv.

Plumbi i kaloi pranë zemrës, çka ka bërë që të pësojë hemorragji të madhe, ndërsa e ka përshkuar nga pjesa e pasme e shpatullës tej për tej.

13:49 Atentati ndaj Çapjas/Dyshohet se u qëllua me snajper, pesë persona të përfshirë

Në atentatin e paradites së sotme në Elbasan, ku u qëllua me armë zjarri 55-vjeçari Ardian Çapja, dyshohen pesë persona të përfshirë.

Është kjo ajo që është zbuluar nga hetimet lidhur me atentatin pranë shtëpisë së “të fortit” të Elbasanit.

Dyshohet se kanë qenë tre persona ata që janë afruar për të qëlluar me snajper në makinë, ku njëri ka qenë shoferi dhe dy të tjerët në sediljet e pasme.

Ardian Çapja, personi ndaj të cilit u krye një atentat ditën e sotme, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare. Çapja u ka shpëtuar dhe më herët atentateve, ndërkohë që ngjarjet lidhen me konflikte të vjetra të fisit.

Ndër vite fisi i Çapjave është akuzuar si i përfshirë në aktivitete kriminale, por edhe kanë qenë pre e tyre. Gjithçka nisi në vitin 2005 kur biznesmeni Sokol Çapja u konfliktua me ish-kreun e Qarkullimit Rrugor të Elbasanit, Fadil Mema. Pas kësaj ngjarje Sokol Çapja mbeti i vrarë nga tre persona të maskuar në një lokal pranë “Universitetit të Elbasanit”, dhe për vrasjen e tij u akuzuan nipat e Fadil Memës.

12:05 Atentati në Elbasan/Ardian Çapja do operohet për të nxjerrë plumbin nga shpatulla

12:04 Plagosja e zjarrfikësit në Elbasan, policia jep detajet

Krahas Ardjan Çapjas, i cili ka marrë një plumb në shpatull, i plagosur nga ngjarja e rëndë e ndodhur paraditen e sotme në Elbasan ka mbetur edhe një zjarrfikës.

Pas atentatit ndaj Ardjan Çapjas, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë me targa të vjedhura, ndërsa e kanë djegur atë disa kilometra më tej për të humbur gjurmët.

Ndërkohë, zjarrfikësit janë njoftuar nga banorë të zonës për një zjarr që kishte rënë aty.

11:49 “I forti i Elbasanit” përfundoi në spital, familja mohon atentatin: U rrëzua

Ardian Çapja i plagosuri i paradites së sotme në Elbasan, është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë.

55-vjeçarit dyshohet se iu bë atentat në banesën e tij nga një rrugicë aty pranë, duke mbetur i plagosur.

Por pas dërgimit në spital, familja ka mohuar pistën e atentatit, duke deklaruar se ishte rrëzuar në shtëpi teksa po punonte.

11:30 Atentati ndaj Çapajve, policia shoqëron në komisariat të dyshuarit

Menjëherë pas atentatit, ndaj Ardjan Çapajt policia ka nisur shoqërimet e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Uniformat blu të Elbasanit, kur ka kaluar vetëm një orë nga atentati ndaj 55-vjeçarit kanë shoqëruar në komisariat disa persona. Të shoqëruarit janë persona që kanë konflikte me anëtarët e fisit Çapja.

11:00 Detaje/Përplasja me armë në Elbasan, plagoset Ardian Çapja dhe një zjarrfikës

Detaje të reja janë zbardhur përplasja me armë zjarri në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Krastës dhe mësohet se është plagosur Ardian Çapja. Ai është plagosur sapo ka dal nga ambientet e hotelit. Mësohet se Ardian Çapja është shoqëruar nga familjarët për në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

Nga të dhënat e fundit mësohet së është një atentat ndaj fisit Çapja. Burime për gazetën “Fjala” raportojnë se në shkëmbimin e zjarrit janë përfshirë disa persona. Gjithashtu, mësohet se anëtarë të tjerë të fisit Çapja kanë qëlluar ndaj autorëve.

10:30 Përplasje me armë zjarri në Elbasan, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri paraditen e sotme në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:30 në afërsi të Krastës.

Autorët pas ngjarjes kanë braktisur dhe djegur makinën në zonën e Fushë Mbretit.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV