Ngjarja e pazakontë që përndjek burrin, për 9 vjet merr pica që nuk i ka porositur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 65-vjeçar në Belgjikë thotë se nuk po bën gjumë të qetë pasi për një dekadë në shtëpi i vijnë pica që nuk i ka porositur kurrë.

Gjatë nëntë viteve të fundit, pica që ai nuk i ka porositur kurrë janë dorëzuar në shtëpinë e Jean Van Landeghem në Turnhout, në provincën Antwerp.

“Filloi nëntë vjet më parë,” tha Van Landeghem Het Laatste Nieuws. “Papritmas, një burrë që dorëzon pica më dha një ngarkesë të tërë picash. Por unë nuk kisha porositur, “shtoi ai.

Në fillim, ai mendoi se ishte një gabim në adresën e dorëzimit, por situata filloi të përsëritej.

“Mund të jetë një ditë jave ose gjatë fundjavave, dhe madje në cdo kohë të ditës. Ka pasur raste që më kanë ardhur porosi edhe në 2 të mëngjesit.” tha Van Landeghem.

“Nuk mund të fle më. Filloj të dridhem sa herë që dëgjoj një skuter në rrugë. Kam frikë se dikush do të vijë të dorëzoj pica edhe një herë, “shtoi ai.

Një ditë në janar të 2019, tha Van Landeghem, dhjetë burra të ndryshëm u shfaqën në shtëpinë time duke sjellë 14 pica. Unë gjithmonë i kam refuzuar porositë, kështu që kurrë nuk kam paguar për to, por kjo është një bezdisje për restorantet. Ai raportoi dërgesat false në polici disa herë, por ai ende nuk e di se kush është personi që i porosit./r.g/fjala.al

Të fundit

Arrestohet teksa po fuste para në xhep kryebashkiaku italian

Guardia di Finanza ka arrestuar kryetarin e bashkisë së Sorrentos në Itali, Massimo Coppola. Sipas mediave italiane, kryetari i...

Berisha mori më shumë se ç’i takonin, të largohet nga politika!

Koalicioni ku bën pjesë si drejtues, Nisma Shqipëria Bëhet, prodhoi vetëm një mandat deputeti në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por për Endri Shabanin...

Rrëfehet ish-truproja i Fatos Nanos/ Si u largua në Dajt nëpërmjet tuneleve

Ish- truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli zbuloi detaje nga grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998. Atë ditë në Tiranë u organizua një...

Rozana Radi rrëfim befasues: Historia e dashurisë që nisi pa bekimin e familjes

Në emisionin “E Diell”, këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi tregoi historinë e veçantë të dashurisë së prindërve të saj. Ajo rrëfeu se lidhja e tyre...

“Më dërgoi një plumb”/ Ish-deputeti demokrat zbulon kërcënimin e ardhur nga Londra

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer në emisionin Top Story se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte...

Lajme të tjera

Web TV