OBSH: Ja përfitimet shëndetësore nëse ndërprisni pirjen e duhanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë në një studim të detajuar publikon të dhëna shkencore mbi efektet e lënies së duhanit

Duhanpirja është një nga kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik që bota ka hasur ndonjëherë, duke vrarë më shumë se 8 milionë njerëz në vit në të gjithë botën. Më shumë se 7 milionë prej këtyre vdekjeve janë rezultat i përdorimit të drejtpërdrejtë të duhanit, ndërsa rreth 1,2 milionë janë rezultat i jo-duhanpirësit të ekspozuar ndaj tymit.

Duhanpirja mund të shkaktojë probleme serioze te mushkëritë tuaja. Kollitjet, ftohjet, problemet me frymëmarrjen dhe astma janë vetëm fillimi. Pirja e duhanit mund të shkaktojë sëmundje fatale, siç janë pneumonia, emfizema dhe kanceri i mushkërive. Pirja e duhanit shkakton 84% të vdekjeve nga kanceri në mushkëri. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ekzistojnë përfitime shëndetësore të menjëhershme dhe afatgjatë, nëse vendosim të heqim dorë nga duhanpirja.

Ndryshimet që pëson trupi ynë do të vihen re që në ditën e parë që ndërpresim pirjen e duhanit, kjo pasi brenda 12 orëve niveli i monoksidit të karbonit në gjak do të shkojë në normalitet. Gjithashtu, sipas OBSH-së, duhanpirësit janë në rrezik të konsiderueshëm më të lartë se jo duhanpirësit për komplikime post-kirurgjikale, ndërsa pacientët që lënë duhanin kanë më pak të ngjarë të pësojnë komplikime me anestezinë kur krahasohen me duhanpirësit e rregullt.

Përfitimi i lënies së duhanit sipas moshës

Njerëzit e të gjitha moshave që kanë zhvilluar tashmë probleme shëndetësore të lidhura me pirjen e duhanit mund të përfitojnë akoma, nëse vendosin të heqin dorë nga duhanpirja. Personat të cilët janë rreth moshës 30 vjeç në momentin që vendosin të mos konsumojnë më duhan, fitojnë gati 10 vjet jetëgjatësi.

Nëse jeni rreth të 40-ave do të fitoni 9 vjet jetëgjatësi. Për personat që janë rreth 50 vjeç sipas Organizatës Botërore të shëndetit, nëpërmjet lënies së duhani do të fitojnë 6 vjet jetëgjatësi, ndërsa nëse jeni rreth 60 vjeç do të fitoni 3 vjet jetëgjatësi. Gjithashtu, sipas OBSH-së, nëse njerëzit e lënë pirjen e duhanit pas një sulmi në zemër zvogëlojnë shanset e tyre për të pasur një sulm tjetër në zemër me 50%.

Lexo edhe :  Irani në krizë totale uji

Ndryshime të dobishme shëndetësore që ndodhin nga lënia e duhanit:

-Brenda 20 minutave, rrahja e zemrës dhe presioni i gjakut bien.

-12 orë: Niveli i monoksidit të karbonit në gjakun tuaj bie në normalitet.

-2-12 javë: Qarkullimi juaj përmirësohet dhe funksioni juaj i mushkërive rritet.

-1-9 muaj: Kollitja dhe gulçimi zvogëlohen.

-1 vit: Rreziku juaj për sëmundje koronare të zemrës është sa gjysma e asaj të një duhanpirësi.

-5 vjet: Rreziku juaj për goditje në tru zvogëlohet në atë të një personi jo duhanpirës, 5 deri 15 vjet pasi të hiqni dorë.

-10 vjet: Rreziku juaj për kancer në mushkëri bie në gjysmën e rrezikut të një duhanpirësi dhe rreziku juaj për kancer të gojës, fytit, ezofagut, fshikëzës, qafës së mitrës dhe pankreasit zvogëlohet.

-15 vjet: Rreziku i sëmundjes koronare të zemrës është i njëjtë me atë të një personi jo duhanpirës.

Ndërprerja e duhanit zvogëlon rrezikun e sëmundjeve tek fëmijët

Ndërprerja e duhanit zvogëlon rrezikun e tepërt të shumë sëmundjeve që lidhen me tymin e dorës së dytë tek fëmijët, siç janë sëmundjet e frymëmarrjes (p.sh., astma) dhe infeksionet e veshit.

Duhanpirja dhe shtatëzania

Heqja dorë nga pirja e duhanit zvogëlon shanset për pafuqi. Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga konsumimi i duhanit do të ndiheni më energjik.  Do të ulen vështirësitë për të mbetur shtatzënë, do të ulet numri i lindjeve të parakohshme, gjithashtu i bebeve me peshë të ulët të lindjes, si dhe numri i aborteve.

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

U anulua një muaj më parë, rihapet gara për koncesionin e autostradës Milot-Balldre

Një muaj pas anulimit, ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rishpallur garën për koncesionin e autostradës Milot-Balldre me vlerë...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk do të kenë kurrë shtëpi të tyren!

Shqipëria dhe pjesa më e madhe e globit, po arrijnë në një pikë ku të paturit e një shtëpie po bëhet e pamundur për...

11 gusht 1965 – Trazirat racore në Watts, Los Angeles, 35 të vdekur

Një shpërthim i dhunshëm, një klithmë e dëshpërimit të akumuluar Më 11 gusht 1965, rrugët e lagjes Watts, në jug të Los Anxhelosit, shpërthyen në...

Kurti dhe Gërvalla thonë se Serbia paraqet “kërcënim real” për sigurinë e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, thanë se Serbia vazhdon të paraqesë kërcënim...

Plazhet shqiptare, destinacioni sekret i yjeve ndërkombëtarë këtë verë

Riviera shqiptare po kthehet gjithnjë e më shumë në një nga destinacionet më të preferuara të yjeve ndërkombëtarë. Bukuritë natyrore, deti kristal, plazhet e...

Lajme të tjera

Web TV