“Po e zgjodhe me të mirë se veten ta marrin të tjerat”, ja si i përgjigjet Rudina Dembacaj komentuesit

Moderatorja dhe aktorja e njohur, Rudina Dembacaj është një nga personazhet më të komentuar në showbizin shqiptar që pas ndarjes nga bashkëshorti dhe nisjes së një romance me ish-deputetin Mark Frroku.

Së fundmi Dembacaj ka publikuar në rrjetin social Instagram një foto së bashku me Mark Frrokun ku të shumtë qenë komentet.

“Po e zgjodhe me të mirë se veten ta marrin të tjerat prandaj kujdes”, shkruhet në një koment.

“Le të tentojnë ?”, i kthehet Rudina./r.g/fjala.al