Satelitët nxjerrin të dhëna të reja: Covid-19 mund të jetë përhapur verën e 2019-ës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Harvard Medical School ka bërë një studim i cili është drejtuar nga Dr. John Brownstein dhe që ka analizuar të dhënat nga pamjet e regjistruara nga 108 satelitë komercialë.

Këto të dhëna e pamje kanë hedhur dyshime se koronavirusi ka ekzistuar që vitin e kaluar në Kinë, pasi pretendohen se njerëzit kanë shfaqur simptoma të ngjashme raporton Daily Mail.

Referuar fakteve në fjalë, kjo datë është shumë më e hershme krahasuar me datat e spekuluara më parë.

Ekipi i drejtuar nga JohnBrownstein ka vëzhguar një rritje dramatike të trafikut jashtë pesë spitaleve madhore në Wuhan nga fundi i verës së 2019. Ndërsa thonë se vendet e parkingut filluan të populloheshin dhe e njëjta gjë po ndodhte edhe në spitale.

Rezultatet e këtij studimi tregonin se më 10 tetor 2019 në spitalin Tianyou në Wuhan ndodheshin të parkuara 285 makina. Rreth 67%  më shumë se 171 makinat e regjistruara në të njëjtën ditë, një vit më parë.

Pas Kinës, koronavirusi u përhap me shpejtësi rreth e qark globit dhe më shumë se 7 milionë persona në të gjithë botën rezultojnë si të infektuar deri më tani.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 406,776 persona.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV