Transporti publik/ Eltar Deda: Maskat të detyrueshme, biletat nuk do kenë rritje çmimesh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më parë, transporti publik pritet të rinisë aktivitetin më 15 qershor. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se ky aktivitet do të vijojë nën kushte të rrepta sigurie.

Eltar Deda, drejtori i Përgjithshëm i Politikave dhe Zhvillimit në Fushën e Infrastrukturës dhe Territorit, në Ministrinë e Transporteve, u shpreh për ‘Euronews Albania’ se përveç transportit urban, me 15 qershor do të hapen edhe lëvizjet ndërqytetëse dhe ato ndërkombëtare.

Deda tregoi se pasagjerët dhe personeli e kanë të domosdoshme që të pajisen me maska e doreza.

“Duke filluar data 15 qershor, ditë e hënë, i gjithë transporti rrugor, interurban, urban dhe ndërkombëtar do të jetë në dispozicion pas konsultimeve të kryera të protokolleve tona me Institutin e Shëndetit Publik. Kemi njoftuar të gjitha këto kompani, dhe është e gatshme që në 15 qershor ne të bëjmë të mundur që të kemi fillimin e këtij transporti me një kapacitet, i cili do të lejojë 70 % të kapaciteteve të tyre, ku është e detyrueshme çdo kompani që të ndjekin rregullat e higjienizimit, të gjithë pasagjerët e kanë të detyrueshme të pajisen me maska dhe në të njëjtën kohë edhe personeli do të jetë me maska dhe me doreza, por në të njëjtën kohë do të ketë edhe mjete të tjera të higjienizimit.

Çdo ditë këto kompani do të kryejnë dezinfektimin dhje kjo do të monitorohen nga bashkitë”, tha ai.
Deda njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë rritje të Deda njoftoi gjithashtu se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletave.

“Duke parë krizën e madhe dhe goditjen që mori ky sektor, pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe me përkujdesjen e ministres Belind Balluku, është ngritur një grup pune në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, kemi qenë në konsulta të menjëhershme në mënyrë që ne t’i japim një ndihmë këtij biznesi. Duke patur parasysh edhe kërkesat e shoqatave, ne kemi bërë të mundur disa skema dhe do të bëhen publike në mënyrë që kompanitë të marrin subvencionim nga ana e qeverisë. Nuk do të ketë rritje çmimesh”, tha ai./Fjala.al/k.l

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV