A do mbahen këtë vit votimet në Mitrovicën e Veriut për zgjedhjet serbe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qysh  nga fundi i luftës në Kosovë, votimet për zgjedhjet e Serbisë mbahen atje me ndihmën e OSBE-së. OSBE-ja ka organizuar në Kosovë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, e prej vitit 2012 edhe ato lokale.

Edhe tani thonë se janë të gatshëm t’i organizojnë zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit. Por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. „Jemi në kontakt me autoritetet dhe do të veprojmë sipas marrëveshjes“, thotë për Deutsche Welle zëdhënësi i misionit të OSBE në Kosovë, Senad Shaboviq.

Kosova ka prej javës së kaluar një qeveri të re. Kryeministri i mëparshëm, Albin Kurti i Vetëvendosjes (LVV), ka kundërshtuar shpesh mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri të Kosovës. Ai ka paralajmëruar shpesh, se do të mund të ndalonte ndoshta edhe mbajtjen e këtyre zgjedhjeve.

Pasardhësi i tij, Avdullah Hoti (LDK), nuk do t’i ndalojë zgjedhjet, mendon nënkryetari i Këshillit për qeverisje inkluzive, Shpëtim Gashi. “Qeveria e Kosovës nuk do të ndërmarrë asgjë që do ta zemëronte Beogradin dhe është shumë e mundur mbajtja e zgjedhjeve – me ndihmë e OSBE apo në ndonjë formë tjetër“, thotë ai për DW.

Qeveria e dialogut

Qeveria e Avdullah Hotit është quajtur si “qeveria e dialogut”. Kjo qeveri ka hequr edhe masat e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ka hapur rrugën e dialogut të ndërprerë në vitin 2018. Ky nuk është shkaku i vetëm pse kjo qeveri nuk është e popullarizuar në Kosovë.

Qeveria e re është votuar me një shumicë miniale, prej 61 votash – 10 prej tyre të Listës Serbe, parti kjo e cila në Kosovë shihet si destruktive ndaj institucioneve të Kosovës dhe nën dirigjimin e Beogradit. Kështu mendon edhe Gashi. „Hoti nuk mund t’i lejojë vetes ta zemërojë Listën Serbe dhe të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në veri“.

Por Gashi mendon se as Kurti nga pozita e re e opozitarit nuk do të pengojë procesin e zgjedhjeve në komunat me shumicë serbe. „Vetëm do të lëshojë ndonjë kumtesë dhe do të kritikojë mbajtjen e zgjedhjeve“, thotë ai.

Megjithë mungesën e konfirmimit se zgjedhjet e Serbisë do të zhvillohen edhe në Kosovë, Komisioni Zgjedhor i Serbisë dhe autoritetet lokale kanë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen në 90 vendvotime në Kosovë. Këshillat lokale që do të garojnë për mandate në Kuvendin e Serbisë nuk janë organizuar si herëve të kaluara. Deri ditën e dielë në veri nuk ka pasur fushatë, pankarta apo reklama parazgjedhore. Ka pasur vetëm disa lajmërime në rrjetet sociale.

Lexo edhe :  Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska

Kosova në rend dite pas zgjedhjeve

Kosova ka qenë për një kohë të gjatë një prej temave më të nxehta në zgjedhjet e Serbisë, por kësaj radhe nuk është kështu. Komunat me shumicë nuk kanë qenë madje as pjesë e spoteve të Partisë Përparimtare Serbe (SNS e presidentit Vuçiq), e cila ka mbështetjen më të madhe në Kosovë.

Në diskutimet publike dominon dilema, nëse këto zgjedhje duhet të mbahen në kohën e pandemisë së virusit Corona, thotë për DW Dushan Milenkoviq, kryetar i Qendrës për dialog dhe iniciativë rajonale (CDDRI). Vetë fushata nuk ka ndonjë temë specifike. „Kosova nuk është temë e kësaj fushate, sepse nuk ka ndonjë temë të rëndësishme.

Zgjedhjet janë vendosur para mbajtjes së tyre, ndonëse një parti opozitare ka hequr dorë nga bojkotimi i zgjedhjeve. Por as kjo parti nuk ka vënë në rend dite ndonjë temë që ka lidhje me Kosovën”, thotë Milekoviq për DW.

Ai mendon se partia e Vuçiqit do të fitojë dy të tretat e votave dhe se çështja e Kosovës do të vendoset në rend dite pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi. „Nëse Kosova vërtet është e gatshme për marrëveshje, mendoj se fushata mediatike e Vuçiqit për të justifikuar këtë nënshkrim do të fillojë menjëherë pas zgjedhjeve, ku ai do të fitojë dhe festojë, duke paralajmëruar edhe fitore të reja dhe sfida të mëdha – si gjithmonë që ka bërë“, mendon ai.

Parakushti për marrëveshje është arritur me largimin e Kurtit nga pushteti. “Pushtetin në dorë e kanë tani favoritët e Vuçiqit”, thotë Milenkoviq dhe shton: “Presidenti i Serbisë ka filluar të përgatisë opinionin për marrëveshje apo njohjen e Kosovës dhe kjo tani është më e qartë se para dy-tre muajve“./DW/

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

PD, analizën e humbjes nuk e bën humbësi!

Nga Sebi Alla Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ua ka bërë të qartë të tijëve dhe publikut se gjëja...

Ekzekutuan biznesmenin, dënohet me 30 vite burg Endrew Bode, 20 vite Alban Velo

Gjykata e Tiranës dënoi me 55 vite burg në total autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje e ndodhur në 16 dhjetor të...

Taulant Balla në bazën e NATO-s në Letoni, vendos lule aty ku ranë dy dëshmorë

Ministri i Shtetit, Taulant Balla ndodhet në një vizitë zyrtare në Letoni ku ka vizituar bazën ushtarake të NATO-s, në Adazi. Ai është takuar...

Shefi i NATO-s: Jemi të rrezikuar nga Rusia, mbroni qiellin!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se Rusia është një kërcënim dhe rrezik real. Rutte u shpreh se duhet të jemi...

Ylli Manjani: Berishës i ka ngelur ora te narkoshteti, na vë pullë në Europë

"PD është në vdekje klinike, nuk e sjell dot në jetë rinumërimi", kështu është shprehur avokati Ylli Manjani teksa komentoi rinumërimin e votave për...

Lajme të tjera

Web TV