Artan Fuga: Kur shkencëtarët shqiptarë gënjejnë si derri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Akademiku i njohur Artan Fuga ka shigjetuar së fundmi shkencëtarët shqiptarë të cilët i ka cilësuar si gënjeshtarë lidhur me tërmetin e djeshëm që tronditi sërish Tiranën.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Fuga ngre pyetjet se ku shkuan ata shkencëtarët që thoshin në nëntor dhe dhjetor se tërmeti bie tre herë dhe pastaj nuk ka më lëkundje sismike.

Ndër të tjera akademiku Fuga e ka cilësuar turp për ata intelektualë që bashkëpunojnë me këta manipuluesit.

“Unë si ju nuk dua as epidemi, as papunësi, as tërmete, as pedofili! Por ku shkuan ata shkencëtarët që na thoshin në nëntor dhe dhjetor se tërmeti bie tre herë dhe pastaj nuk ka më lëkundje sismike?

Ku vajtën ata që parashikonin duke hedhur fall ndërkohë qendrat e matjeve sismike janë ashtu sikurse nuk thuhet. Nuk u ka mbetur nam e nishan! Po ata shkencëtarët që na thoshin se studjonin me nanoteknologji kurbën e virusit dhe ajo do të ikte aty në mes të marsit? Gënjeshtarë si derri!

Ku janë të dalin pak në publik t’i shohim sa të zotët janë! Ku janë ata ekonomistët që kanë folur për kaq vite jo zhvillimi, jo ulja e varfërisë, jo integrimi europian?

Ku janë pra? O Zot këta edhe të vërtetën e kanë bërë propagandë të keqe, nga më të ultat! Edhe shkencën, edhe artin, edhe informacionin! Turp për ata intelektualë që bashkëpunojnë me këta manipuluesit !”, shkruan Fuga./b.b/fjala.al

Të fundit

Peshëngritësi Pirro Dhima pagëzon vajzën e tij, jehonë në mediat greke

Pirro Dima dhe Afërdita Skafida pagëzuan vajzën e tyre të shtunën, më 31 maj. Çifti zgjodhi Faltoren e Shenjtë...

“Unë nuk marr drogë”, Elon Musk sulmon mediat për publikimin e raportit

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka mohuar me forcë një raport konfidencial i cili flet për përdorim të dyshuar të drogës gjatë fushatës zgjedhore të...

Nesër shorti për aferën “Partizani”. Kush është treshja që do të gjykojë Berishën?

Nesër në Gjykatën e Posaçme pritet të hidhet shorti për t’u përcaktuar treshja e gjyqtareve që do të gjykojnë dosjen Partizani. Gjyqtarja Flojera Davidhi ka...

Adoleshenti pësoi krizë të rëndë abstinence pasi prindërit i morën celularin

Një rast shqetësues ka ndodhur në zonën e Torinos, Itali, ku një adoleshent është shtruar në spital pasi ka përjetuar një krizë të rëndë...

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi, që do të luhet...

Lajme të tjera

Web TV