Gjuetarët peticion Ramës e ambasadorëve: Të hiqet moratoriumi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Federata Kombëtare Shqiptare e Gjuetisë ka kërkuar heqjen e moratoriumit të Gjuetisë. Gjuetarët nuk lejohen të gjuajnë kafshë dhe shpendë deri në 2021, pasi ato janë në rrezik zhdukjeje.

Ditën e premte anëtarët e Federatës do të organizojnë një mbledhje për të hartuar dhe miratuar një peticion i cili do t’I dërgohet kryeministrit Rama, Blendi Klosit, Luigi Sorecës dhe Yuri Kim-it.

Federata do të kërkojë heqjen e moratoriumit dhe do të diskutojë riformatimin e disa shoqatave të gjuetarëve të cilat e kanë zbehur aktivitetin e tyre kohët e fundit.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Gjuetisë:

Bejme me dijeni te gjithe antaret e Komitetit Drejtues se diten e premte date 12 qershor 2020 ora 10.00 organizohet takimi me rend dite:

1.Rruget dhe hapat e metejeshme per te perballuar veshtiresite si pasoje e moratoriumit te gjuetise.

2.Hartimi,miratimi dhe firmosja e nje peticioni ne emer te gjuetareve te Shqiperise drejtuar zotit Edi Rama,Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit zotit Blendi Klosi dhe ambasadoreve Yuri Kim e Luixhi Soreka per deshtimin e Moratoriumit te Gjuetise.

Propozimet tona per celjen menjehere te aktivitetit te gjuetise se kontrolluar me rregulla e ligje te forta.

3.Diskutim ne parim dhe vendim per riformatimin e disa shoqatave te gjuetareve qe gjate viteve te fundit kane zbehur veprimtarine e tyre.Zgjedhje te reja me drejtues te perkushtuar ne permbushjen e detyrave statuore e ligjore.

4.Marrja e nje vendimi kolegjial per fillimin e grumbullimit te kontributeve te antaresise si garanci financiare per organizimin dhe drejtimin e aktivitetit te gjuetise.

5.Grup pune per krijimin e shoqatave te reja ne disa Njesi Administrative krijuar me ndarjen e re teritoriale ne Republiken e Shqiperise.

6.Miratimi i programit te punes per festen e 70 vjetorit te themelimit te Federates dhe organizimin e garave Kombetare te qitjes me pjatele.

Lexo edhe :  KQZ shpall listën e deputetëve të zgjedhur sipas qarqeve

Lutemi gjithe antareve te Komitetit Drejtues te jene te pranishem ne kete takim.

Presidenti

Th.Perri./Fjala.al/k.l

Të fundit

Ish-kandidat për kryepolic, kush është i ekstraduari Hajrulla Xhivini

Hajrulla Xhivini është ekstraduar ditën e sotme nga Gjermania i akuzuar për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës”...

Shtohen aplikimet tek Ekonomiku, bien te Shkencat dhe Filologjiku

Të premten e 29 gushtit nisin regjistrimet në shkollat e larta. Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit kanë zgjedhur institucionet publike,...

Tiranë, sekuestrohen pasuri mbi 26 milionë € të një 45-vjeçari

Pas Prokurorisë së Tiranës, edhe Policia e Tiranës ka reaguar me një deklaratë zyrtare në lidhje me sekuestrimin e pasurive të 45-vjeçarit Kristjan Koni,...

Merkatoja e futbollit, 8 nga 10 blerjet big u kryen në ishull

Vetëm 3 ditë para mbylljes së merkatos së kësaj vere, disa klube kanë bërë lëvizje gjigante, duke shpenzuar shifra marramendëse. Premier League dominon listën,...

Zyrtare: Futbollisti Arbnor Muja rikthehet në Belgjikë

Sint-Truiden VV ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Arbnor Muja, i cili vjen nga Samsunspor në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje. 27-vjeçari...

Lajme të tjera

Web TV