Hajdari: S’do e votoj marrëveshjen, në zgjedhje do jem kandidate për deputete

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse ka firmosur marrëveshjen për kodin e ri zgjedhor, deputetja Rudina Hajdari deklaron se nuk do ta votojë atë për shkak të mosndryshimit të sistemit zgjedhor.

Ligjvënësja shqiptare tha në emisionin “Përballë” se do t’a firmoste sërish atë marrëveshje po t’i  jepej mundësia, por thekson se ajo nuk ka arritur asgjë konkrete.

“Marrëveshjen do ta firmosja prapë me kënaqësi. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo sepse nuk do të votoja një marrëveshje e cila nuk është reformë. Nëse do të vijë një reformë në Parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro. Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithë plotësuar. Ka disa elementë të cilët unë i kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometrik, që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi i zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro. Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë masive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për t’i orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve. Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar, sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit. Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër”, tha Hajdari.

Lexo edhe :  Moti sot: Priten reshje shiu në disa zona, temperaturat deri në 36°C

E pyetur se ku e sheh veten në fushatën e ardhshme, Rudina Hajdari tha se do të jetë në zgjedhje, duke kandiduar, por pa dhënë shumë detaje se nën siglën e cilës parti.

“Në zgjedhje, duke kandiduar, më beso që në momentin që do të bëhet ajo listë, me njerëz të aftë dhe që e duan këtë vend. Çdo njeri që do kem rreth vetes time nuk do të jetë një njeri që do ndihmojë Rudinën në karrierë”, u shpreh ajo./E.B./Fjala.al

Të fundit

Situata me zjarret/ Në 24 orë u raportuan 20 vatra, katër ende aktive

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 20 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 4 janë...

Ngjela: BE ka bërë lëshime në doktrinën e tyre për Shqipërinë, Turqinë e lanë jashtë

Spartak Ngjela thotë se nëse lufta anti-korrupsion bëhet e suksesshme, ligjore, dhe e drejtë, e kemi të garantuar hyrjen në BE. Sipas Ngjelës qeveria...

“Edi Rama shihet si shpresë në Maqedoni”/ Vizita e tij në Shkup bëri jehonë

Ish-ministri i Jashtëm në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani ka vlerësuar figurën e kryeministrit Rama në emisionin në Çdo Kënd me Merita Haklajn. Osmani deklaroi...

Akulli 1.5 milionë vjeçar që pritet të zbulojë sekretet e klimës së Tokës

Akulli më i vjetër i Antarktidës ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar për analiza, të cilat shkencëtarët shpresojnë se do të zbulojnë më shumë...

Plas sherri në klubin “Lollipop” në Palasë, panik dhe të lënduar në mes të koncertit

Mbrëmjen e djeshme, momente paniku dhe kaosi janë regjistruar në klubin e natës “Lollipop” në Palasë, ku po mbahej një koncert me praninë e...

Lajme të tjera

Web TV