Kosova do rihapë aeroportin brenda dhjetë ditëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi, ka bërë me dije se brenda dhjetë ditëve do të nisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Udhëtimet me avion ishin ndërprerë që në muajin mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa sot Abrashi tha për Radion Evropa e Lirë se ka zhvilluar takime me të gjitha institucionet, përfshirë këtu Autoritetin e Aviacionit Civil, Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kompanitë ajrore dhe Ministrinë e Shëndetësisë, për rikthimin sa më të shpejtë të fluturimeve.

“Po bëjmë përpjekje që brenda dhjetë ditësh të bëhet rifillimi i plotë i fluturimeve ndërkombëtare, duke respektuar plotësisht udhëzimet për masat e sigurisë për parandalimin e COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi, të lëshuara nga Agjencioni Evropian i Sigurisë së Aviacionit (EASA) dhe udhëzimet tjera nga Ministria e Shëndetësisë”, tha Abrashi.

Kosova ka regjistruar rastet e para me koronavirus më 13 mars dhe menjëherë ka vendosur masa izolimi, përfshirë mbylljen e kufijve, të shkollave dhe të gastronomisë.

Lehtësimi i masave ka nisur të bëhet gradualisht qysh më 4 maj. Në Kosovë, gjithsej 1,263 raste janë konfirmuar me koronavirus. Prej tyre, 912 pacientë janë shëruar, ndërsa 31 kanë vdekur.k.t/Fjala.al/

Të fundit

Mbi 48 mijë shqiptarë kontribuojnë për pension privat, 10% më shumë se vitin e kaluar

Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48...

Dënimi i Jean-Paul Akayesu dhe kujtesa e gjenocidit në Ruandë

Më 2 shtator 1998, Gjykata Penale Ndërkombëtare për Ruandën (ICTR), e ngritur nga Kombet e Bashkuara në Arusha të Tanzanisë, shpalli fajtor dhe dënoi...

Rritje rekord e shpenzimeve për mbrojtjen, vendet e BE-së shpenzuan 343 miliardë euro

Në vitin 2024, shpenzimet e mbrojtjes në të 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian arritën një shifër të paprecedentë prej 343 miliardë eurosh, një...

A do të ketë dallime në çmimet e energjisë në Gjermani?

Konsumatorët e energjisë elektrike në Gjermani po përballen me shumë probleme. Ndërsa koalicioni qeverisës në Berlin po përballet me një tjetër sprovë të re. Arsyeja: e...

‘Tërmet’ në Nestle, CEO i kompanisë shkarkohet për një lidhje sekrete me punonjësen e tij

Tërmet në shtëpinë e Nestlè. Drejtori ekzekutiv i kompanisë shumëkombëshe zvicerane agro-ushqimore, 63-vjeçari francez Laurent Freixe, u shkarkua pas vetëm një viti në detyrë për...

Lajme të tjera

Web TV