Nga ushqimi, tek argëtimi dhe celularët/ Ja si u rritën çmimet gjatë pandemisë së COVID-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muaji maj ka shënuar një rritje të përgjithshme të çmimeve në vend. Inflacioni, që mat ndryshimin vjetor të një shporte mallrash në maj ishte 2,1 %, raportoi INSTAT. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin maj 2020, krahasuar me prill 2020 është -0,8 %.

Një sërë artikujsh kanë rezultuar me rritje, ku më kryesoret janë ushqimet, pijet alkoolike dhe cigaret, komunikimi me celular, qiraja, furnizimi me ujë, tapetet, mallra dhe shërbime për mirëmbajtje shtëpie, pajisje audiovizuale, fotografike, dhe riparimi i tyre, gazetat etj. Në rritje kanë qenë dhe akomodimi në hotele, si dhe çmimet në restorante e kafene.

Sipas INSTAT, rritja vjetore e çmimeve në muajin maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +1,81 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,29 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me +0,07 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi”, “Shërbimi arsimor” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin maj 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 4,9 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,7 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,9 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,7 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,6 %, “Komunikimi” me 0,4 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 %, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,7 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,7 % dhe “Shëndeti” me 0,6 %.

Lexo edhe :  Eksperti i pasurive të paluajtshme: E pamundur të gjesh prona me 1000 euro metri katror

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,6 %, “vajra dhe yndyrna” me 5,1 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 2,1 %,  pasuar nga grupet “Transporti” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Argëtim dhe kulturë” me 0,4 % dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,1 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Komunikimi” u rritën me 0,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,1 % secili./Monitor

Të fundit

“Si rrufe në qiell të hapur”/ Klosi: Dibra iu bashkua trenit të fitores pas 35 vitesh

Blendi Klosi, drejtuesi politik i PS në Dibër, foli në A2 CNN për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit,...

Makina përplas 12-vjeçaren pranë shkollës në Korçë

Aksident në qytetin e Korçës, në afërsi të shkollës "Sotir Gura". Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se një automjet ka përplasur...

PS fiton Bashkinë e Shijakut! Ja sa është diferenca e votave me PD-në

Ka përfunduar procesi i numërimit të 54 kutive të votimit në Bashkinë Shijak, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë. Partia Socialiste renditet e para...

Gjykata Lezhë lë në detyrim paraqitje burrin e Elda Hotit

Gjykata e Lezhës ka lënë të lirë, duke vendosur masën detyrim paraqitje për bashkëshortin e deputetes së PD Elda Hoti, Ladi Ndoja dhe Amarildo Jushi. Të...

Shkelje në procesin e numërimit? Celibashi: Kemi pamjet filmike

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka reaguar pas aludimeve se procesi i numërimit të votave nuk ka qenë sipas standarteve dhe ka pasur shkelje. “Nisur nga disa...

Lajme të tjera

Web TV