Prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike/ Prokuroria heton 6 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Elbasanit, ka përfunduar hetimet për Klajdi Gjeçin. Ky i fundit një emër i njohur për policinë. Në 2019 Gjeçi është arrestuar për vendosje të një sasie tritoli në automjetin e një biznesmeni.

Nderkohë mbi 6 personat rëndon akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” të llojit heroinë. Dy agjentë me numra serialë “315” dhe “317” janë ata që çuan prapa hekurave Klajdi Gjeçin, Klaudio Trungun, si dhe katër persona të tjerë, të cilët ishin përfshirë në tregtinë e drogës në Elbasan dhe Tiranë.

Hetimi disa mujor i prokurorisë së Elbasanit, ka zbardhur mënyrën se si vepronin shitësit e kokainës në dy qytete, ku për klientët që blinin lëndën narkotike, premtonin se do u gjenin dhe vajza gratis, për dëfrim.

Një ofertë e tillë i është bërë agjentit “315” nga i arrestuari Skënder Pllumbi.

Policia dhe prokuroria e Elbasanit kanë kryer një sërë përgjimesh duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 6 personave. Për shkak se në shitjen e kokainës ishin të implikuar më shumë persona, policisë i është dashur të fusë në aksion dhe një agjent tjetër të koduar me numrin “317”.

Për blerjen e drogës personat flisnin në mënyrë të koduar, duke pohuar se kërkonin “…një serbator e gjysmë naftë…”.

k.l/Fjala.al

Të fundit

Tragjedi në ajër/ Rrëzohen dy aeroplanë, humbin jetën 3 persona

Një aeroplan i vogël u rrëzua dje në Gjermani, në një zonë pyjore të Edemissen, Saksonia e Poshtme, duke...

Horoskopi ditor, 2 Qershor 2025

Dashi Dëshira juaj për me shume liri dhe refuzimi ndaj detyrimeve dhe angazhimeve ne çift do sjellin mosmarrëveshje me partnerin. Ndryshoni sa me shpejt nëse...

Trump befason: Biden ka ndërruar jetë, u zëvendësua me një klon

Presidenti amerikan Donald Trump ka habitur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, pasi ka rishpërndarë një postim të pazakontë në platformën e tij “Truth...

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë: Rusia mund të sulmojë NATO-n

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme, sipas shefit të mbrojtjes...

Sali Berisha nesër në SPAK, mobilizon militantët në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të jetë nesër në orën 9:30 në SPAK për të respektuar masën e “detyrim paraqitje” të vendosur...

Lajme të tjera

Web TV