Zgjedhjet më 9 maj? Meta: Cilësia kryesore, për mua të bëheshin që dje

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur interesit të mediat, lidhur me propozimin e bërë një ditë më parë nga kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, për të mbajtur zgjedhjet e ardhshme parlamentare më 9 maj.

“Mendoj që mbledhja e sotme e Kmëshillit të Integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat që na presin e duhet ti përmbushim.

Theksoj edhe një herë metodologjia e re e zgjerimit siç ofron avantazhe për të gjithë vendet që u qëndrojnë detyrimeve, mund të sjellë edhe kthim pas të procesit dhe në këtë drejtim dua të vlerësoj edhe dakordësimin e fundit të Këshillit Politik për reformën jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshëm për të ecur në rrugën e dakordësimit për të realizuar zgjedhje të reja, siç e kërkojnë edhe kushtet e BE që janë shumë të qarta në këtë drejtim.

Cilësia është kryesore, data për mua do të ishte dje, por mbetet ende shumë punë përpara për të treguar përgjegjshmëri”, u shpreh Meta./b.b/fjala.al