60 grupet e ish-zyrtarëve që përfitojnë nga amnistia për legalizimin pasurive dhe parave të pista 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Adriatik Doci

Report Tv publikoi një ditë më parë draftin e qeverisë për amnistinë fiskale, e cili i hap rrugë legalizimit të parave dhe pasurive të pajustifikuara me burime të ligjshme. Përpos emigrantëve, biznesit dhe qytetarëve të zakonshëm, nga amnistia përfitojnë edhe politikanët dhe ish-pushtetarët, të cilët mund të legalizojnë paratë e pista dhe pasuritë e korrupsionit. Më këtë draft, ish-pushtetarët jo vetëm legalizojnë paratë cash produkt të praktikave korruptive, sendet me vlerë, vilat, pallatet, restorantet, hotelet, makinat etj., por për herë të parë në historinë e pluralizmit do t’i shpëtojnë edhe ndjekjes penale, për pasuritë e paligjshme. Ata gjithashtu mund të sjellin dhe të legalizojnë në Shqipëri edhe paratë që mund të kenë fshehur jashtë vendit.

Neni 6 i draftit përcakton qartësisht politikanët dhe ish-pushtetarët që përfitojnë nga amnistia dhe ata që nuk përfitojnë. Konkretisht, sipas nenit 6, do të përfitojnë nga amnistia edhe personat që nuk mbajnë më funksione publike gjatë tre viteve të fundit. Periudha trevjeçare do të llogaritet me datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Pra, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-funksionarët që kanë të paktën 3 vite që janë larguar nga postet publike dhe që rrjedhimisht nuk janë më subjekte të ligjit për deklarimin e pasurisë. Report Tv, bazuar në draftin e amnistisë dhe nenin 3 të ligjit për deklarimin e pasurive, ka identifikuar 50 grupe ish-funksionarësh që mund të përfitojnë nga amnistia fiskale dhe penale.

Duke u ndalur në kategoritë konkrete, nga amnistia mund të përfitojnë ish-ministrat e Sali Berishës gjatë mandatit të parë 2005-2009 dhe mandatit të dytë 2009-2013, të cilët gjatë tre viteve të fundit nuk mbajë poste të larta publike, që duhet të deklarojnë pasurinë. Përfitojnë Jemin Gjana, Ilir Rusmajli, Ferdinand Xhaferri dhe Spiro Kresa (i dënuar për korrupsion), nëse kanë para dhe pasuri të tilla. Ndërkaq, ish-ministrat Genc Ruli dhe Arben Imami u zgjodhën deputetë gjatë mandatit parlamentar 2013-2017. Ata mund përfitojnë nga amnistia vetëm nëse drafti hyn në fuqi pas muajit shtator 2020, pasi mandati i deputetit të Rulit dhe Imamit ka mbaruar në shtator 2017.

Por, nga amnistia fiskale dhe penale përfitojnë të gjithë ish-drejtorët e tatimeve, doganave, pronave, shoqërive shtetërore, sekretarët e përgjithshëm të ministrive, drejtorët e degëve të ministrive etj., gjatë qeverisjes Berisha, por edhe gjatë qeverisjes PS-LSI deri në vitin 2017. Ky grup i ish-funksionarësh ka marrë të gjitha vendimet e përfolura si korruptive për përvetësim të pasurive publike, privatizime korruptive, tendera dhe koncensione.

Nga amnistia mund të përfitojnë (nëse kanë para dhe pasuri të pajustifikuara) edhe çifti i bashkëshortëve Ardian dhe Arjana Fullani, i pari ish-guvernator i Bankës së Shqipërisë, i shkarkuar në vitin 2014 pas skandalit të vjedhjes së BSH, ndërsa Arjana Fullani ish-anëtare e Gjykatës së Lartë, e larguar nga drejtësia në qershor të 2017, duke i shpëtuar përballjes më Vetingun. Nëse amnistia hyn në fuqi pas datës 29 qershor 2020, zonja Fullani është përfituese, pasi është larguar nga drejtësia në 29 qershor 2017, çka përmbush kushtin e afatit 3-vjeçar të largimit nga funksioni. Nga ana tjetër, nuk përfiton ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi është larguar nga drejtësia në fund të vitit 2017.

Lexo edhe :  Tiranë, goditën policin dhe kundërshtuan kontrollin, në pranga dy persona

Përfitues është edhe ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, de fakto drejtor i policisë dhe njeriu më i besueshëm i Sali Berishës, i akuzuar nga Dritan Prifti për trafikun me naftën virgine si dhe nga amerikanët për dekonspirim të aksioneve policore për kapjen e Dritan Dajtit. Gjithashtu, amnistia përfshin edhe ish-kreun e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i akuzuar nga mazhoranca aktuale për skandalin e përgjimeve.

Paratë dhe pasuritë e korrupsionit mund t’i legalizojnë edhe ish-kryetarët e komunave dhe sidomos kryetarët e bashkive që u mbaroi mandati në vitin 2015. Prokurorët dhe gjyqtarët që janë larguar nga drejtësia deri në qershor 2017, do përfitojnë gjithashtu.

Ish-pushtetarët nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë sqarime për mënyrën se si i kanë fituar paratë dhe se si kanë bërë pasuritë. Do të gëzojnë të drejtën e ruajtjes së sekretit si dhe nuk do të ndiqen penalisht. Por, ish-pushtetarët duhet të japin 5-10 % të parave dhe pasurive të korrupsionit, në këmbim të legalizimit të tyre. Ligji amnistisë do të jetë i vlefshëm deri në fund të vitit 2021.

60 kategoritë përfitojnë nga amnistia, kusht mos mbajtja funksioneve të paktën 3 vitet e fundit

    1. Ish-presidenti i Republikës
    2. Ish-deputetet e Kuvendit
    3. Ish-kryeministrat
    4. Ish-zëvendëskryeministrat
    5. Ish-ministrat
    6. Ish-zëvendësministrat
    7. Ish-kryetarët e bashkive
    8. Ish-kryeprokurorët
    9. Ish-krerët e KLSH
    10. Ish-avokati i Popullit
    11. Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët
    12. Ish-krerët e ILDKPKI
    13. Ish-kryetarët dhe anëtarët e KQZ
    14. Ish-drejtorët e lartë dhe të mesëm të administratës
    15. Ish-prefektët dhe ish-kryetarët e këshillave të qarqeve
    16. Ish-krerët e SHISH
    17. Ish-drejtorët drejtorive në ushtri dhe SHISH
    18. Ish-komandantët e ushtrisë
    19. Ish-drejtorët e përmbarimit dhe të zyrave përmbarimore
    20. Ish-drejtorët e përgjithshëm të policisë dhe ish-zëvendësdrejtorët e policisë
    21. Ish-drejtorët drejtorët e drejtorive vendore të policisë
    22. Ish-drejtuesit dhe ish-oficerët e policisë gjyqësore
    23. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e tatimeve
    24. Ish-drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e doganave
    25. Ish-drejtorët e drejtorive të tatimeve dhe doganave
    26. Ish-sekretarët e përgjithshëm të ministrive
    27. Ish-shefat e kabinetit të ministrive
    28. Ish-krerët e Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave
    29. Ish-drejtuesit e të gjitha niveleve të kadastrave
    30. Ish-ambasadorët
    31. Ish-konsujt
    32. Ish-rektorët e universiteteve
    33. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi
    34. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar kryeministri
    35. Të gjithë ish-zyrtarët që janë zgjedhur dhe emëruar presidenti
    36. Ish-guvernatorët e Bankës së Shqipërisë dhe ish-zëvendësguvernatorët
    37. Ish-drejtuesit e KESH
    38. Ish-drejtuesit e OSHEE
    39. Ish-krerët e OST
    40. Ish-krerët e ERE
    41. Ish-drejtuesit e Albpetrol
    42. Ish-drejtuesit e ujësjellësve
    43. Ish-krerët e postës
    44. Ish-krerët e AKEP
    45. Ish-krerët e Autoritetit të Konkurrencës
    46. Ish-krerët e RTSH
    47. Ish-krerët e Institutit të Statistikave
    48. Ish-krerët e AMA
    49. Ish-krerët e AMF
    50. Ish-krerët e Departamentit të Administratës Publike
    51. Ish-krerët Komisionit të Shërbimit Civil
    52. Ish-komisionerët për mbrojtjen e nga diskriminimi
    53. Ish-krerët e Autoritetit Rrugor Shqiptar
    54. Ish-krerët e porteve
    55. Ish-krerët e SHKB
    56. Ish-ndihmësat ligjor të gjykatave të larta
    57. Ish-avokatët e Shtetit
    58. Ish-krerët e Agjencisë së Prokurimit Publik
    59. Anëtarët e APP
    60. Ish-krerët e Fondit të Zhvillimit

Marrë nga Shqiptarja.com

 

K.B

 

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV