Ardian Çapja lë spitalin 3 ditë pas atentatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ardian Çapja ka dalë nga spitali vetëm 3 ditë pas atentatit dhe mësohet se gjendja e tij është përmirësuar, pas qëndrimit prej disa orësh  në një operacion në spitalin e Traumës.

Çapja u plagos paraditen e së hënës në zonën e Krastës në Elbasan dhe u tha se ky atentat u bë me snajper nga një distancë e madhe. Dyshimet janë se plumbi që plagosi Çapjan erdhi nga kodra përballë shtëpisë së tij ose nga brenda automjetit në pjesën e sediljes.

Ndërsa vetë Çapja ka dhënë dëshminë e tij një ditë pas plagosjes ku ka mohuar sërish që të jetë qëlluar me armë, ndërsa para grupit hetimor ka thënë se është rrëzuar në banesë dhe se në shpatull ka pasur një hekur dhe jo plumb.

“Nuk më vret njeri në shtëpinë time, u rrëzova dhe më ka hyrë një hekur në shpatulla”,-dëshmoi Çapja.

Rikujtojmë se familja e Çapjas tentoi që të fshehë ngjarjen dhe e paraqiti atë si incident të ndodhur në banesë.

Ndërsa faktet tregojnë se ngjarja ka qenë e planifikuar në detaje dhe se autorët dyshohet të kenë qenë profesionistë dhe të jenë paguar për atentatin, kjo për faktin se arma e përdorur si dhe largësia në të cilën është gjuajtur tregojnë se investimi për të hequr qafe Çapjan ka qenë shumë i madh.

Duhet theksuar se ky ishte atentati i tretë nga i cili Çapja shpëton me plagosje dhe së bashku me fisin e tij akuzohen për ngjarje të rënda të ndodhur në Elbasan.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV