Foto e rrallë/Kur 93 vjet më parë në Korçë luhej “Romeo dhe Zhulieta”

Kjo trupë e “Grupit Theatral të Korçës” vuri në skenë “Romeo dhe Zhulieta”, një prezantim mbresëlënës i të rinjve aktorë amatorë.

Shfaqja e kuruar deri në detaje nga kostumografia dhe skenografia, u dha në Kopshtoren e Mitropolise ne Korçë dhe u përsërit për dy ditë me radhë në prill të vitit 1927. Pas kërkesave të qytetarëve korçare u rikthye përsëri në gusht të atij viti.

Nuk ishte hera e parë që korçarët shihnin të interpretuara në skenë veprat e Shekspirit. Shumë vite më parë se kjo shfaqje, pa filluar shek. XX, “Othello” u duartrokit në Korçë.

Nga Niko Kotherja

Re.Gu/fjala.al