IKMT e policia nisin aksionet në bregdet, prishen ndërtimet pa leje në këto zona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

IKMT dhe Policia e Shtetit kanë nisur orët e para të mëngjesit të sotëm një aksion për goditjen e ndërtimeve pa leje, në vijën bregdetare në Velipojë, Shkodër dhe në Karaburun, në Vlorë.

Ky lajm është bërë i ditur nga Ministria e Brendshme mëngjesin e sotëm, teksa thotë se në aksion janë angazhuar dhjetëra forca të IKMT dhe Policisë, të mbështetura nga mjete për shembjen e godinave në plazhe.

Ndërsa përveç prishjes së ndërtimeve pa leje në këto zona, do të ketë procedim dhe ndëshkim me gjobë për subjektet në shkelje.

Ndërkohë IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore në lumenjtë e vijat ujore si dhe ndëshkimin e çdo kundërvajtësi, për prerjen e pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, dhe njëkohësisht fton çdo qytetar e media të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Digjital.k.t/Fjala.al/

Të fundit

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV