Ja plani i Merkel dhe Macron për rimëkëmbjen e Evropës pas krizës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Plan rimëkëmbjeje për Europën! Këtë e dëshirojnë shumë qeveri të vendeve të Bashkimit Europian. Por ende ministrat e Financave dhe të Ekonomisë janë duke u marrë me sheshimin e mosmarrëveshjeve.

Suksesi nuk u arrit as në takimin e fundit virtual të ministrave të Financave dhe të Ekonomisë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian të martën (09.06.) Megjithatë ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz u shpreh se është i mundur kompromisi për fondin e rimëkëmbjes.

“Propozimi francezo-gjerman është i mençur”, tha ministri i Financave, Olaf Scholz që para takimit. Me këtë ai kishte parasysh planin për paketën koniunkturore prej 500 miliardë eurosh, të cilin kancelarja Merkel dhe presidenti Macron e paraqitën muajin e fundit.

Vetëm pak më vonë dha edhe një shtysë Komisioni Europian duke kërkuar investime në vlerë prej 750 miliardë eurosh për të ndihmuar vendet jugore të prekura rëndë nga pandemia. Siç pritej erdhi kundërshtimi nga “katër kursimtarët” (Austria, Danimarka, Holanda, Suedia), vende që nën drejtimin e Holandës e refuzuan propozimin gjermano-francez.

Kërkohen kompromise

Kjo hapi zyrtarisht mes ministrave të Financave edhe grindjen për paketën koniunkturore të Komisionit Europian. Megjithatë nuk vendosin ata , por krerët e qeverive. E me shumë gjasa jo në samitin e BE javën e ardhshme, por në korrik në takime të veçanta, që mundësisht do të zhvillohen si takime me prezencë. Konferencat e internetit nuk po konsiderohen si shumë produktive, kur kërkohet një kompromis.

Deutschland Berlin | Videokonferenz Eurogruppe | Olaf Scholz, Finanzminister (Imago Images/photothek)Olaf Scholz

Gjermania merr nga 1 korriku presidencën e radhës në BE. Kancelares Angela Merkel duhet të harmonizojë kërkesat e “katër kursimtarëve” me ato të vendeve jugore të prekura rëndë nga Corona. Vërtet që ministri i Jashtëm dhe ai i Financave të Holandës theksojnë në një deklaratë se Holanda e mbështet parimisht “bashkëpunimin europian”, por ata bënë të qartë, se i refuzojnë planet e financimit të paketës së synuar nga Komisioni Europian. Do të veprojmë me “ata që mendojnë si ne” për ndryshime.

Borxhe, po si dhe sa?

Për kancelaren gjermane është pozitive për bisedimet e ardhshme, që Olaf Scholz flet për “një urë të mirëkuptimit” për paketën më të vogël 500 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, tha se shlyerja e borxheve do të duhet të vihet shumë më shpejt në lëvizje, se sa e parashikon KE. Përtej kësaj, Scholz kërkon të heqë nocionin e “kondicionalitetit”, kushte të veçanta për dhënien e mjeteve financiare.

Lexo edhe :  Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Italia reagon me alergji ndaj kësaj, kaq shumë i kujton kjo fjalë kushtet që u vunë gjatë krizës financiare. Scholz përdor nocionin e “investimeve konnkrete”. Me këtë ai krijon një urë për Holandën e vendet e tjera kundërshtare, që ndihmat e rimëkëmbjes do t’i mbështesin vetëm si investime të së ardhmes, zgjerim i ekonomisë promjedisore.

EU-Finanzministertreffen per Videoschalte (picture-alliance/ANP/B. Maat)Ministri holandez i Financave, Wopke Hoeckstra

Por debat ka edhe për grantet dhe kreditë. Holanda, Austria, Danimarka e Suedia duan t’i japin fondet vetëm si kredi, por vendet e mbytura në borxhe si Italia e refuzojnë këtë, sepse kjo do të rëndonte edhe më shumë barrën e borxheve, që këto vende edhe tani nuk e përballojnë dot. Fjala magjike në Bruksel për këtë është “përzierja e duhur”.

Kush do të zgjidhet kreu i eurogrupit?

Ministri i Financave të Portugalisë, Mario Centeno largohet nga eurogrupi dhe nga posti në Lisbonë. Kështu në mesin e debatit për planin e rimëkëmbjes ekonomike të BE pas Coronës, muajin e ardhshëm do të ketë edhe një ndërrim personeli. Si kandidatë shihen ministri i Financave të Luksemburgut, Pierre Gramegna, homologu irlandez, Paschal Donohoe dhe spanjollja, Nadia Calvino. Për të thuhet, se ajo ka një marrëdhënie të mirë me ministrin gjerman të Financave, Olaf Scholz.

Treffen der Eurogruppe in Luxemburg (Getty Images/AFP/J. Thys)Nadia Calvin dhe kreu i eurogrupit, Mario Centenoo

Ajo është socialiste e krahut konservator për financat, gjë që duhet t’i pëlqejë socialdemokratit Scholz. Nga ana tjetër vendet jugore do të bëjnë presion që në këto kohë kaq të trazuara të ruajnë influencën e tyre në eurogrup. Gjermania ende nuk është pozicionuar zyrtarisht, se cilën kandidaturë mbështet. Sidoqoftë kreun e ri të eurogrupit e pret një axhendë e mbushur – nga sheshimi i grindjeve për fondet e rimëkëmbjes financiare deri tek projekti i lënë në harresë i unionit bankar./DW/

 

 

l.m/Fjala.al

Të fundit

Doli forcë e tretë me 64 mijë vota, Lapaj ka një mesazh pas zgjedhjeve

Adriatik Lapaj ka reaguar sërish në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, ku koalicioni “Nisma- Shqipëria Bëhet”...

KPA shkarkon përfundimisht nga detyra prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani

KPA ka nxjerrë sot përfundimisht nga sistemi i drejtësisë prokuroren e Shkodrës Françeskina Lekani, duke vendosur lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të Komisionit...

Konstituimi iKuvendit të Kosovës, Presidentja Osmani takon Limajn

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar të hënën kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, si pjesë e konsultimeve të saj politike në...

Starton Europiani U17 në Shqipëri, kryeministri Rama i pranishëm në stadium

Për herë të parë Shqipëria organizon një Europian të futbollit, pavarësisht se bëhet fjalë për moshën 17-vjeçare. Si vend pritës, Shqipëria luan ndeshjen e...

Franca do të ndërtojë një burg të sigurisë së lartë në mes të xhunglës së Amazonës!

Ministri francez i Drejtësisë, Gérald Darmanin, gjatë një vizite në rajon, deklaroi për gazetën Le Journal du Dimanche se burgu do të ketë si...

Lajme të tjera

Web TV