Rama takon opozitën parlamentare në orën 19:00: E mbyllim në mënyrë të ndershme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

numri një i qeverisë Edi Rama pritet të takohet sot në orën 19.00 me tre kryetarët e grupeve të opozitës për të arritur në një marrëveshje konsensuale për të votuar reformën zgjedhore.

Rama tha se nuk shkon që në rrugë të bësh konsensus dhe në parlament të shkosh me shpatë pa llogaritur që ka edhe të tjerë.

Sipas tij,do të synohet konsensusi e do të luftojmë për të kuptuar dhe mirëkuptuar me të tjerët, por ‘sa do ja dalim, do ta shikojmë’.

Rama nuk nguroi t’i dërgoi një mesazh dy kryetarëve të PD-LSI-së, “deputetët në Kuvend nga radhët e opozitës janë zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi”.

Fjala e plotë

Nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare. E di që situata nuk është e qetë, ne kemi dakordësuar një marrëveshje, duhet të mos lëvizë, sigurisht e vetmja kënaqësi, që kam marrë është kënaqësia e Lulit, rëndësi ka që u kënaq Luli nuk ka asnjë kënaqësi tjetër, se nuk reformon asgjë në sistem, përsa i përket administrimit. Qëllimi ishte ky, jo pamundësia jonë për të shkuar vetëm përpara, por që të bashkoheshim të gjithë ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e zgjedhjeve dhe për t’i thënë si e do ti, thuaj si e do ti? Unë e di që do të ketë prapë llafe se ne prapë do të fitojmë dhe ata prapë do të humbasin.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

“Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” po rilind”/ Rama inspekton punimet: Kushte optimale

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, inspektoi punimet që po kryehn në Maternitetin “Mbretëresha...

Reshjet e shiut në Durrës/ Ministria e Mbrojtjes: Grupet e punës në terren

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim të situatës në Durrës, pas reshjeve të dendura të shiut. Përmes një njoftimi, ministria sqaron se Grupet e...

Rama nga Shërbimi i Neurokirurgjisë: Investimet e reja ofrojnë një shërbim më cilësor

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video nga Reparti i Neurologjisë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku janë bërë investime të reja. Kreu...

Nën akuzë për shpërdorim detyre, ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burgim

Ish senatori Bob Menendez u dënua të mërkurën me 11 vjet burg pasi u gjet fajtor se kishte marrë në formë ryshfeti para dhe...

Trump nënshkruan urdhër ekzekutiv për të luftuar antisemitizmin në universitete

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të mërkurën për të luftuar antisemitizmin dhe u zotua të dëbojë studentët e...

Lajme të tjera

Web TV