“Rrjedhjet” e para nga opozita, dy deputetë konfirmojnë votën pro marrëveshjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërkohë që disa përfaqësues të opozitës vazhdojnë takimet me ndërkombëtarët, me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi dhe kryeministrin Edi Rama, pasi janë shprehur kategorikisht kundër votimit të reformës zgjedhore në Kuvend, duket se po vijnë dhe “rrjedhjet” e para.

Deri më tani janë dy ligjvënës nga ana e opozitës që kanë konfirmuar votën e tyre pro kësaj marrëveshjeje.

I pari që e deklaroi ka qenë Lefter Maliqi. “Unë do votoj, sepse votoj marrëveshjen e të gjitha palëve dhe jam për zgjedhje të menjëhershme. Unë jam për marrëveshjen e realizuar, nëse duan lista të hapura edhe për lista të hapura jam dhe do ta vazhdoj betejën. Jam që vendi të kalojë sa më parë në zgjedhje.” – u shpreh ai në një deklaratë për mediat.

Ndërsa vota e dytë pro marrëveshjes së kodit të ri zgjedhor është ajo e deputetes Suzana Topi.

“Dua të përshëndes marrëveshjen e këshillit politik për Reformën Zgjedhore e firmosur nga të gjithë aktorët politikë, e cila mori bekimin e partnerëve tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE. Sigurisht që kjo reforme ka nevojë të përmirësohet më tej për të bërë votime me lista të hapura, për pjesëmarrjen e emigrantëve në votime, për implementimin e sistemit elektronik në votime. Vota ime si deputete e pavaruar nga asnjë grup parlamentar do të jetë PRO kësaj marrëveshjeje, sepse unë dua integrimin e Shqipërisë në Europë, sepse unë dua që opozita jashtë parlamentit të kthehet në institucione pasi Rilindja ka kapur të gjitha pushtetet si atë ekzekutiv, legjislativ, drejtësinë, pushtetin vendor. Kjo marrëveshje i shërben demokracisë për ti hapur rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme! Me këtë marrëveshje fiton opozita e bashkuar fitojnë Shqiptarët!” -shkruan ligjvënësja në një status në Facebook.

Lexo edhe :  Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Aktualisht disa përfaqësues të opozitës janë duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama pasi kanë deklaruar se nuk do t’a votojnë marrëveshjen në Kuvend nëse nuk arrihet konsesusi për ndryshimin e sistemit zgjedhor ku të aplikohet një sistem me lista të hapura. Mbetet për t’u parë nëse opozita do t’ia arrijë ta realizojë këtë gjë pasi dy “rrjedhjet” e para kanë ardhur ndërkohë që vota pro pritet të konfirmohet dhe nga deputetë të tjerë ditët në vijim./En.Br./Fjala.al

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV