Vajzat e “topkëmbës”, të papërmbajtshme, shënohen 43 gola në 5 ndeshje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Janë zhvilluar të mërkurën ndeshjet e javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra dhe, duke vënë në pah edhe diferencat e mëdha midis skuadrave, janë shënuar një numër i madh golash, plot 43, me një mesatare prej thuajse 9 gola për ndeshje.

Në 5 takimet e zhvilluara spikat fitorja e thellë e Apolonisë me rezultatin 17-0 ndaj Maliqit, ku protagoniste kryesore të skuadrën fierake ishin Goro dhe Iljadhi, të cilat realizuan nga 5 gola secila. Në atë që ishte një nga përballjet më interesante, Tirana AS mposhti me rezultatin 4-1 Juban Danjën.

Ndërsa Kinostudio regjistroi një tjetër rezultat të thellë, pasi mundi me shifrat 11-1 Dajtin.

Teuta mundi me vështirësi Bilisht Sportin 1-0. Në takimin e fundit të të kësaj jave, Vllaznia triumfoi ndaj Akademisë AAS me rezultatin 7-1 dhe vazhdon të kryesojë renditjen e kampionatit me 33 pikë të grumbulluara pas 11 javësh.
Në vendin e dytë renditet Apolonia me 28 pikë, që vazhdon të mbajë hapur garën për titull. Kjo ishte java e dytë e ndeshjeve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit për Femra që u luajt pas rifillimit të sezonit, ndërsa ishte edhe java e parë e fazës së dytë, nga e cila kanë mbetur edhe 7 javë.

Ndeshjet e javës së 10-të të luajtura të shtunën e kaluar, më datë 6 qershor, ishin të parat që pas ndërprerjes së shkaktuar nga shpërthimi i epidemisë së virusit “Covid-19”.

Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femrave

Java e 11-të

Apolonia – Maliqi 17-0
KF Teuta – Bilisht Sport 1-0
Tirana AS – Juban Danja 4-1
Kinostudio – Dajti 11-1
Vllaznia – Akademia AAS 7-1

Renditja
Nr. Team N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Vllaznia 10 10 0 0 89-1 30
2. Apolonia 10 8 1 1 85-6 25
3. Juban Danja 10 7 1 2 45-19 22
4. Tirana AS 10 6 2 2 42-18 20
5. Akademia AAS 10 6 0 4 32-36 18
6. Kinostudio 10 4 2 4 41-30 14
7. Teuta 10 3 0 7 27-53 9
8. Dajti 10 2 0 8 7-75 6
9. Maliqi 10 1 0 9 11-60 3
10. Bilisht Sporti 10 0 0 10 0-81 0

Lexo edhe :  Paris Saint-Germain shpallet kampion i Ligue 1 gjashtë javë para mbylljes së kampionatit

 

 

Al.Ko/fjala.al

Të fundit

Selena Gomez publikoi këngën e fundit dhe fansat mendojnë se i dedikohet Justinit

Selena Gomez është fejuar dhe është kaq e dashuruar me Benny Blanco me të cilin ka realizuar edhe albumin...

Berisha në Këshillin e Europës: Fushata shqiptare ngjitet në skenën diplomatike

Nga Monada Mehmetaj – Strasburg 7 Prill 2025 Në Strasburg, qyteti që përmbledh historinë europiane në gurët e kalldrëmeve dhe në kupolat e institucioneve ndërkombëtare, politika...

Ditë historike /Në Ulqin inagurohet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë

Një ditë historike sot në Ulqin – në qytetin e pasurive natyrore, historike dhe kulturore – ku është inauguruar Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë,...

‘Kujdes zënkat dhe dashuria! Hëna e plotë trondit shenjat e …’

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë...

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë me përqendrimin, këshillat që ju duhen

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga rritja e fokusit e...

Lajme të tjera

Web TV