VIDEO/ Shiu përmbyt Beratin dhe Librazhdin, breshëri shkatërron të mbjellat

Reshjet e shumta që zgjatën rreth një orë, kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Beratit.

Akse rrugore janë përmbytur në Berat, duke sjellë edhe problematika në qarkullimin e automjeteve. Siç shihet edhe nga pamjet shumë mjete janë bllokuar dhe në vështirësi për të lëvizur.

Ndërkohë edhe Librazhdi është përfshirë nga një ndryshim drastik i motit, duke sjellë dëmtime në bujqësi dhe të mbjellat e fermerëve.

Re.Gu/fjala.al