Ariana Grande po vë në punë të ardhurat e saj, duke blerë një super vilë për 13.7 milionë dollarë në kodrat e Hollivudit.
Shtëpia 3 katëshe, ka pamje nga çdo kënd i saj, një pishina gjigante dhe SPA. Pjesë e saj janë 4 dhoma gjumi, një zyrë dhe 7 tualete, një qilar me 300 shishe verë të shtrenjtë dhe palestër, një bar të tejmbushur e gati për festa ndërsa e gjitha llogaritet në 10 mijë metra katrorë. Vila ishte në shitje që prej vitit 2018 në shumën e 25.5 milionë dollarëve por duket se agjenti i saj ka bindur ish pronarin për një ulje marramendëse.
Edhe gjatë ditëve të pandemisë e nga karantina, Ariana ka qenë aktive në muzikë. Ajo sapo ka publikuar bashkëpunimin më të fundit me Lady Gaga, “Rain on Me”, e cila qëndroi në vend të dytë në rang global në iTunes, mes 100 këngëve më të mira./Re.Gu/dailymail/fjala.al