Eugena Tomini, shefja e Epidemisë në Insitutin e Shëndetit Publik u ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë masat në mënyrë që të shmanget përhapja e Covid-19.
Ajo tregoi se pas lehtësimit të masave pritej rritja e numrit të rasteve. Tomini theksoi se përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura është e domosdoshme.
” Ka një trend në rritje në këto 7, 8 ditë gjë që ishte e pritshme pas lehtësimet të masave. Kjo ndodh sepse kemi një zbehje të ndërgjegjësimit. Ndoshta elementet e karantinës, elementet e distancimit fizik sollën këtë situatë. Rastet që janë të hospitalizuar po monitorohen nga mjekët, por nuk ka asnjë të dhënë që tregon se është ulur transmetueshmëria e virusit“, tha Tomini.
“I bëjmë thirrje qytetarëve që ne nuk kemi për qëllim izolimin, por ndërgjegjësimin që ta kalojmë këtë virus. Të respektojnë masat e distancimit social, të respektojnë masat e higjienës dhe vendosjen e maskave. Përdorimi i maskës nëse nuk kemi brenda ambienteve të mbyllura kushte për të zbatuar distancimin, maska rekomadohet. Maska ka disa kritere, është kriter i domosdoshëm për qendrat tregtare dhe gjithë ambientet e mbyllura“, shtoi ajo.
Sa i përket hapjes së transportit publik Tomini tha se do të bëhet mbi zbatimin e protokolleve të sigurisë dhe asnjë qytetarë nuk do të lejohet të udhëtojë pa maskë.
Ka.li/fjala.al