EKSKLUZIVE/ Gripshi: Ju tregoj çfarë e ndryshoi gjendjen e Skënderbeut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipi i Skënderbeut po surprizon këtë fillimsezoni, duke u renditur në vendin e tretë në Superligën shqiptare, larg zonës së ftohtë, madje si “pjesëmarrës në kupat e Evropës”, pavarësisht dënimit të dhënë. Një nga futbollistët që ka shkëlqyer këtë sezon, 22-vjeçari Nazmi Gripshi, tregon për motivimin e skuadrës dhe synimet personale

Nga Katerina Tafa

Javët e fundit për ekipin e Skënderbeut kanë qenë një rikthim në formën e dikurshme. E, së bashku me skuadrën si një e tërë, një nga emrat që ka spikatur më shumë është mesfushori 22-vjeçar, Nazmi Gripshi.

Ai ka realizuar dy gola në ndeshjet e para të pas rikthimit nga pushimi, për shkak të pandemisë, duke vërtetuar edhe njëherë rolin e titullarit tek ekipi korçar.

Në një intervistë për gazetën “Fjala” tregon për periudhën e karantinës dhe gjendjen e skuadrës, ringritjen e së cilës ia atribuon më së shumti punës së trajnerit Ilir Daja. Megjithatë, 22-vjeçari ka theksuar edhe se forma jo e kënaqshme e javëve të para ishte edhe për faktin se skuadra nuk ishte e plotë dhe nuk ishin përgatitur siç duhej.

“Ka ndikuar fakti që ne e kemi filluar stërvitjen pak më mbrapa se ekipet e tjera, dhe nuk kemi qenë të plotë si grup, por në janar pastaj bëmë një fazë të mirë dhe ishim në 100% e formës sonë, duke kuptuar kërkesat dhe idetë e trajnerit Ilir Daja.”-është shprehur lojtari.

Duke u ndalur për mundësinë e transferimit te një tjetër skuadër brenda Superligës, ai thekson faktin se kjo do të ndodhte vetëm nëse vendimi për klubin korçar nuk do të ishte pozitiv.

Ndërsa kalimi në një kampionat të huaj dhe më të fortë se Superliga shqiptare për mesfushorin e korçarëve do të ishte një ëndërr.

“Shpresoj shumë që të luaj në një kampionat jashtë Shqipërisë dhe të provoj forcën deri ku shkoj, ndërsa për ekipin nuk e di, ka rëndësi që të jetë ekip i fortë. “-shprehet Gripshi.

Si ka qenë kjo periudhë për ju, mund të na tregoni si e keni kombinuar pjesën e stërvitjes me qëndrimin mbyllur, për shkak të karantinës?

Ka qenë një periudhë e vështirë, pasi ishte një situatë e paprovuar ndonjëherë më parë. Jam munduar të punoj në kushte shtëpie, duke qenë se edhe qëndrimi brenda ishte i detyruar, për të mirën time dhe të familjes. Megjithatë, duke u marrë me stërvitje jam munduar të kaloj sadopak kohën.

Jeni stërvitur gjatë periudhës së izolimit?

Jam stërvitur në oborrin e shtëpisë, në tarracë, si dhe kam bërë disa vrapime në rrugë, duke u munduar të mos humbas formën time.Para karantinës ishim të gjithë si ekip në gjendje të mirë, si nga ana fizike,ashtu edhe nga ajo teknike. Po bënim ndeshje të mira dhe të bukura. Megjithatë, shpresojmë që të vazhdojmë me atë ritëm dhe, më e rëndësishmja, që të mos kemi dëmtime.

Nëse do ta marrim të gjithë sezonin 2019-2020 pa ndërprerje, mund të themise kemi parë një performancë mjaft të mirë nga ti, sa të suksesshëm e konsideron veten?

Po, besoj se kam marrë minuta të rëndësishme, kam fituar besim në vetvete dhe jam duke dhënë maksimumin që të ndihmoj klubin në arritjen e objektivave. Në fakt, e kemi nisur pak keq, me rezultate jo të kënaqshme, por pastaj, me kalimin e ndeshjeve, ia kemi dalë të marrim rezultate të mira dhe e kemi rritur lojën dhe gjendjen tonë fizike dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, kemi forcuar frymën e grupit.

Po stërvitja me ekipin, si ka funksionuar pas karantinës?

Po, jemi stërvitur në bazë të rregullave të protokollit që na është dhënë për t’u zbatuar në mënyrë rigoroze. Jemi munduar të evitojmë kontaktin fizik me njëri-tjetrin dhe janë ndjekur të gjitha procedurat nga klubi, si matje temperature e dezinfektim.

Skënderbeu i javëve të para të kampionatit, përfshirë këtu edhe ndeshjet e fundit para pushimit nga pandemia, ka një ndryshim të dukshëm. Sipas jush,çfarë ka ndikuar te skuadra?

Lexo edhe :  Berisha sot në SPAK, PD “rrethon” godinën

Ka ndikuar fakti që ne e kemi filluar stërvitjen pak më mbrapa se ekipet e tjera, dhe nuk kemi qenë të plotë si grup, por në janar pastaj bëmë një fazë të mirë, dhe ishim në 100% e formës sonë, duke kuptuar kërkesat dhe idetë e trajnerit Ilir Daja.Ne do të vazhdojmë të bëjmë maksimumin tonë në çdo ndeshje që do të kemi, në mënyrë që të ngjitemi sa më lart në tabelë, pastaj pjesën tjetër ia lëmë kohës.

Nëse s’do ta përfshijmë Skënderbeun, midis Tiranës dhe Kukësit, cili mendon se do jetë fituesi i titullit këtë vit?

Futbollit asnjëherë nuk i dihet, por duke parë rezultatet Tirana duket më e avantazhuar se Kukësi, pasi ka 9 pikë diferencë, gjë që nuk është pak. Shpresoj shumë që të mund të rikthehemi, pasi në vetvete futbolli për të kënaqur tifozët është.

Ju personalisht si i përshkruani këto vite tek ekipi i Korçës?

Kam kaluar shumë mirë dhe kam fituar mjaft eksperiencë, sepse kam pasur mundësi të luaj me disa nga lojtarët më të mirë në Shqipëri, dhe ajo që shpresoj shumë tani është që klubi i Skënderbeut të mos dënohet.

Nuk e ke menduar ndonjëherë që, nëse do të kishe qenë në një skuadër pak më të dobët se Korça në 2017 e 2018, pra jo me Skënderbeun kampion, që kishte disa nga emrat më të mirë të Shqipërisë, do të kishe pasur më shumë mundësi për t’u spikatur si lojtar i mirë? Sa mendon se ka ndikuar ky fakt tek ecuria juaj?

Po, në fakt, edhe e kam menduar këtë gjë, por them shyqyr që jam duke ecur mirë në këtë kampionat, dhe shpresoj të vazhdoj me këto ritme.Më duhet të theksoj se eksperienca është shumë e rëndësishme.Skënderbeu është shumë i rëndësishëm për mua dhe më ka bërë të eci shumë përpara dhe, në njëfarë mënyre, të jem ky që jam sot, prandaj padyshim që do të bëja të njëjtën zgjedhje.

Po nëse tani ju jepet mundësia të kaloni në një ekip tjetër të Superligës, për një ofertë të majme, për shembull tek Tirana, Kukësi apo Partizani a do të ndaheshe me Skënderbeun?

Si fillim, do ta diskutoja këtë fakt me presidentin e klubit, Ardian Takajn, e më pas pjesa tjetër do të varej edhe nga vendimi që do të jepet për Skënderbeun.

Ndeshja e tjetër për ju është ndaj Bylisit për kupë, a është më objektiv kryesor fitimi i këtij trofeu për Skënderbeun?

Takimi me Bylisin  është shumë i vështirë dhe ne do të përpiqemi të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat pozitiv nga kjo ndeshje. Nëse do të mund ta fitojmë kupën, atëherë ajo do të quhej si qershia mbi tortë e këtij sezoni. Megjithatë, gjërat duhen marrë me radhë dhe objektivi kryesor është fitimi i çdo ndeshjeje.

Ëndrra e çdo futbollisti shqiptar është që të luajë në një kampionat e skuadër më të fortë se këto tonat. Ti në cilin kampionat e skuadër të huaj do të doje të luaje?

Shpresoj shumë që të luaj në një kampionat jashtë Shqipërisë, dhe të provoj forcën deri ku shkoj, ndërsa për ekipin nuk e di, ka rëndësi që të jetë ekip i fortë.

Po aktualisht,a ke ndonjë ofertë nga jashtë që do të doje ta zbuloje për ne?

Po, në fakt, ka  disa zëra, por për momentin pa u konfirmuar nuk mund të them gjë. Pastaj mendoj që kemi kohë, deri sa të mbyllet kampionati, dhe të shohim se çfarë do të ndodhë deri hapjen e merkatos.

Rikthehemi pak te situata aktuale, a mendon se ishte zgjedhja e duhur rikthimi i kampionatit në periudhën e pandemisë?

Mendoj se personat që e lejuan rikthimin e futbollit, e analizuan në njëfarë mënyre rrezikshmërinë dhe avantazhet, por unë jam i mendimit që ishte vendimi i duhur,pasi na kishte munguar shumë futbolli.

Të fundit

Shpenzime luksi për Kuvendin, paga dhe shpërblime rekord për deputetët në 2024

Gjatë vitit të shkuar, për paga dhe shpërblime, 140 deputet shqiptarë kanë përfituar gati 5 milionë euro. Shpenzimet për...

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit takim me Ambasadorin e Turqisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, priti sot (9 Janar) në një takim ambasadorin e Turqisë, Tayyar Kağan Atay. Përveç vlerësimit të...

Kate Middleton feston 43-vjetorin e lindjes

Kate Middleton këtë të enjte më 9 janar mbush 43 vjeç dhe është gati të kalojë një vit të qetë në krah të bashkëshortit...

Qeveria miraton shpërblimin për punonjësit e Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, bëri të ditur se në mbledhin e Këshillit të Ministrave këtë të enjte është miratuar akti për shpërblimin e...

Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës

Kryesocialisti Edi Rama mblodhi këtë të enjte (9 janar) në selinë rozë, drejtuesit politik të qarqeve për të diskutuar organizimin në kuadër të zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV