Eksperti parashikon: Edhe 100 mijë amerikanë do të vdesin nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe 100,000 mijë amerikanë të tjerë do të humbin jetën si pasojë e koronavirusit deri në shtator. Kjo është ajo çka sugjerojnë ekspertët ndërsa nëse ky skenar ndodh, i bie që bilanci aktual i viktimave të dyfishohet.

Mjeku Ashish Jha, nga Instituti Shëndetësor Global i Harvardit, vlerëson se si pasojë e Covid-19 mund të vdesin edhe 100,000 persona të tjerë në tre muajt që do të pasojnë.

“Unë mendoj se shumica e amerikanëve nuk janë gati që që të vendoset sërish karantina, dhe këtë e kuptoj kompletësisht. E kuptoj se njerëzit janë gati që të jetojnë me virusin. Kjo do të thotë se mes 800 dhe 1,000 amerikanë do të vdesin çdo ditë,” u shpreh Jha për CNN.

Në do të kemi edhe 100,000 vdekje të tjera deri në shtator. Kështu që ky është një kosto katastrofik…në vërtet duhet që të mundohemi të gjejmë një mënyrë për t’i ulur rastet nga këto nivele të frikshme.”

Parashikimet e mjekut i kalojnë ato të bëra nga Instituti për Metrika Shëndetësore dhe Vlerësim, i cili parashikoi se në SHBA mund të regjistrohen edhe 60,000 vdekje të tjera, duke e çuar totalin në 169,890 nga 1 tetori.

Deri më tani, SHBA-të numërojnë 2,067,355 raste të konfirmuara me Covid-19 si dhe 115,163 viktima.

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV