FOTO/ Qëlloi me kallashnikov gjatë natës, arrestohet 30-vjeçari në Fier

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30- vjeçar nga Gorishova e Fierit ka rënë në prangat e policisë, pasi gjatë natës ka gjuajtur me kallashnikov.

Në një njoftim për mediat policia bën me dije se pas 13 orëve në pranga ka rënë një person me inicialet D.A, ndërsa u zbulua se ai kishte qenë i dehur kur kishte shtënë dhe nuk kishte lënduar njeri.

Pas të shtënave 30-vjeçari e kishte fshehur armën në pyll, megjithatë ajo u gjet dhe sekuestrua nga policia në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Fier- Policia zbardh ngjarjen e ndodhur në orët e para të datës 11.06.2020 në fshatin Gorishovë.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë personi që gjuajti në ajër me armë zjarri.

Sekuestrohet arma me të cilën ka gjuajtur autori.

Sot, rreth orës 01:00, është marrë njoftim se në fshatin Gorishovë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Menjëherë, në fshatin Gorishovë, kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët falë veprimeve të shpejta operacionale bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar, shtetasit D. A., 30 vjeç, banues në Gorishovë, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma tip kallashnikov, të cilën 30-vjeçari e kishte fshehur në pyll.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Lajme të tjera

Web TV