Gjyqi Tahirit/Flet avokati Maks Haxhia: Sajesë për ta larguar nga skena politike

Procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike“. Kështu u shpreh në një intervistë për Abcnews avokati i tij Maks Haxhia.

Sipas Haxhias, procesi për të implikuar Saimir Tahirin në këtë histori, është një sajesë për ta larguar nga skena politike, pasi posti i ministrit është politik, dhe si i tillë nuk merr ngarkesa personale, për shkak të politikës që ndjek organi kolegjial, në këtë rast qeveria.

Më tej Haxhia tha se pafajësia e Saimir Tahirit, provohet edhe nga faktet e sjella ditën e sotme, të depozituara pranë trupës gjyqësore.

Në përfundim të seancës gjyqësore foli edhe Saimir Tahiri i cili tha se nuk kishte shumë për të thënë pasi gjithçka e kishte thënë edhe tanimë duhej të fliste drejtësia.

 

 

Bo.Ba/fjala.al