KOKSH / Konkursin olimpik e dominon Lezha, Çaushi kurorëzon fituesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtorja e Akademisë Olimpike, Eda Çaushi ka kurorëzon si më të mirët dy nxënës nga Lezha, e më konkretisht Reisa Lala, me 67990 pikë, dhe Silvio Dedgjonaj, me 66,980 pikë. Garat me kajakë të zhvilluara të mërkurën në Lezhë, të organizuar nga Bashkia dhe të mbështetura nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, kanë shërbyer për të kurorëzuar edhe dy fitues të veçantë të konkursit, apo Kuicit Olimpik.

“Është kënaqësi e veçantë që jemi këtu në Lezhë, pasi e veçanta më e madhe është që të dy fituesit e Kuicit Olimpik ishin nga shkollat e këtij qyteti, – ka deklaruar Çaushi, duke folur pas ceremonisë së kurorëzimit të fituesve. – Ky është një tregues shumë i mirë se çfarë pune e mirë që është bërë për edukimin olimpik dhe për këtë do të dëshiroja të falënderoja në radhë të parë mësuesit e këtyre shkollave.”

“Natyrisht, urime edhe dy fituesve, Reisa Lala dhe Silvio Dedgjonaj, edhe sepse Lezha gjithmonë ka shkëlqyer për veprimtaritë olimpike, të tilla si dita olimpike, java olimpike e të tjera dhe besoj se edhe shumë gjëra të tjera të bukura do të bëjnë në vijim”, – ka shtuar ajo. Sipas drejtores së Akademisë Olimpike Shqiptare, Eda Çaushi, ky konkurs u zhvillua më 20 maj nëpërmjet platformave të Internetit.

Në të morën pjesë 40 shkolla të vendit, me nga dy nxënës secila, një vajzë e një djalë. Vetë Kuici Olimpik zgjati 45 minuta dhe kishte 59 pyetje me 3 nivele të ndryshme vështirësie.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ka vetëm një rrugë për shpëtimin e PD, ekspertët japin zgjidhjen

BIRN - Në peizazhin aktual politik paszgjedhor në Shqipërisë, BIRN shqyrton pse, pas një tjetër humbjeje shkatërruese, Partia Demokratike...

Paralajmërimi nga bota: epidemitë rikthehen për shkak të rënies së vaksinimit

Komuniteti global po përballet me një krizë serioze të shëndetit publik, pasi sëmundjet që konsideroheshin pothuajse të zhdukura po rishfaqen dhe po kërcënojnë jetën...

Çmimet e larta të biletave, reagon Duka: Është rritur ekonomia, edhe kombëtarja

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për RTSH me gazetarin Kristo Thoma, ka trajtuar çështje të ndryshme që lidhen me...

Shqipëria në BE brenda vitit 2030? Sa janë realisht shanset?

Komisionerja për zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos ka folur për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, ku ka vlerësuar reformat e...

Messi dhe Suarez krijojnë një klub futbolli, zbulohet projekti i madh

Leo Messi dhe Luis Suarez kanë krijuar një klub në kategorinë e katërt të futbollit uruguaian që quhet Deportivo LSM. Ish-bashkëlojtarët tek Barcelona tashmë...

Lajme të tjera

Web TV