Përfundimi i mandatit/Reagon Dvorani: Një gafë e paimagjinueshme

Pas vendimit të KLGJ-së për përfundmin e mandatiti si anëtar i Gjykatës së Lartë ka ardhur një reagim nga vetë Ardian Dvorani.

Në një komunikatë të shkurtër për mediat, Dvorani e konsideron juridikisht një gafë të paimagjinueshme, por thekson se do të presë për të parë arsyetimin e vendimit të KLGJ-së.

“Për momentin nuk kam reagim. Juridikisht është një gafë e paimagjinueshme. Por duhet të shikoj çfarë do të katranosin në arsyetim. Reforma e drejtësisë ka ende rrugë të gjatë për të provuar qëllimin e mirë të saj.” i është përgjigjur shkurtimisht interesit të mediave. /En.Br./Fjala.al

KLGJ vendos përfundimin e mandatit të Ardian Dvoranit në Gjykatën e Lartë