Përparim Kabo: Aministia fiskale…disa pyetje mbeten pezull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filozofi  i njohur Përparim Kabo ka reaguar në lidhje me Amnistinë fiskale.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Kabo shkruan se Aministia Fiskale ka për qëllim që shuma të mëdha monetare që janë siguruar jashtë detyrimeve ligjore si detyrime fiskale, të amnistohen dhe të rifuten në qarkullim për shëndoshjen e financave publike dhe për të rritur prezencën e likuiditeve në qarkullim.

Ndër të tjera ai sqaron se paratë kriminale që kanë ardhur nga korrupsioni, krimi organizuar dhe trafiqet nuk amnistohen ato sekustrohen.

“Vetë aksioni OFL që kërkon për 48 orë që persona të dyshuar të provojnë pasuritë që kanë në likuiditete apo asete se janë të ligjshme, ndryshe ju konfiskohen dhe çështja kalon në SPAK e përligj këtë që unë shtroj”.

Postimi i plotë

Është gati drafti i një projektligji për aminsti fiskale. Edhe para disa vitesh u fol për një amnisti të tillë që bëri të ditur një shifër rreth 8 miliard euro apo dollar, kjo nuk është çështja kryesore.

Institucionet monetare ndërkombëtare thanë jo dhe parashtruan argumentet e tyre. Tani rikthehet Aminstia Fiskale. Po çfarë do të thotë aministi. Në kuptimin e drejtpërdrejtë është lirimi nga një ndëshkim juridik për shkak të shkeljes së ligjit.

Psh të burgosur që me aministi ju falet një pjesë e dënimit ose dalin në liri me kusht që mos e përsërisin më atë…Aministia Fiskale ka për qëllim që shuma të mëdha monetare që janë siguruar jashtë detyrimeve ligjore si detyrime fiskale, të amnistohen dhe të rifuten në qarkullim për shëndoshjen e financave publike dhe për të rritur prezencën e likuiditeve në qarkullim.

Nëse duhet të kryhet operacion duhet së paku të bëhen të qartë disa linja të këtij veprimi që është juridik, financiar dhe monetar.

1-Duhet pranuar që të amnistohet vetëm evazioni fiskal dhe jo para të tjera që mund të lidhen me trafiqe, veprimtari kriminale dhe korrupsion.

2-Për këtë qëllim ai subjekt apo individ që do të përfshihet në këtë proces aministimi duhet të provojë me dokumente dhe argumente financiar, se paratë që do të amnistojë janë vetëm evasion fiskal, pra duhet xhirua për çdo vitë dhe sa është deklaruar në mënyrë të parregullt dhe sa është fshehur. Nëse paratë e qarkulluara si aktivitet nuk justifikojnë shumën e deklaruar si evasion, atëhere në këtë shumë janë futur edhe para të tjera që nuk lidhen me evazionin.

3-Paratë kriminale që kanë ardhur nga korrupsioni, krimi organizuar dhe trafiqet nuk amnistohen ato sekustrohen. Vetë aksioni OFL që kërkon për 48 orë që persona të dyshuar të provojnë pasuritë që kanë në likuiditete apo asete se janë të ligjëshme, ndryshe ju konfiskohen dhe çështja kalon në SPAK e përligj këtë që unë shtroj.

4- Në rastin e evazionit fiskal të amnistuarit duhet të sqarojmë se kjo lidhet me ata subjekte që kanë kryer veprimtari biznesi dhe që kanë detyrim fiscal ndaj organeve të linjës në Republikën e Shqiprisë. Nëse ky detyrim fiscal është jashtë territorit të vendit, atëhere ato para nuk mund të amnistohen, sepse dëmi i është bërë një vendi tjetër dhe financave publike të atij vendi. Është e qartë se në vende si Gjermania moskallximi i të ardhurave dhe shmangia nga detyrimet fiskale shpun në burg të atin e Stefi Grafit apo presidentin e Bajern Munihut Uli Hennes. E them këtë sepse si edhe dëgjova në media bëhet amnisti edhe për pasuri jashtë Shqipërisë.

Lexo edhe :  Ku do të ketë votim elektronik në Tiranë?/ Zbardhet kërkesa e PD në KQZ, ja çfarë pritet

Nëse është fjala për emigrant shqiptarë është e qartë se ata nuk kanë pasuri monetare aq të mëdha. Nëse është fjala për shqiptarë që bëjnë biznes jashtë vendit dhe i janë shmangur detyrimeve fiskale atje por edhe këtu, duke manovruar me atë që quhet mënjanimi tatitmit të dyfishtë; edhe në këtë rast gjithçka duhet sqaruar mes organeve homologe të tatim taksave të dy vendeve.

5-Pasi të jenë amnistuar si evazioni fiscal, pyetja është, kujt i takojnë këto vlera monetare, atij që i fshehu si detyrim fiscal të pa paguar, apo buxhetit të shtetit që nuk i mblodhi dot këto detyrime? Unë mendoj se ato janë paratë që i takojnë buxhetit të shtetit, ndaj nuk është bindëse skema që në varësi të muajëve të deklarimit ka një marzhë 5-7-10% që të mbahet. Në gjykimin tim duhet të deklarohet që shteti nuk po ju dënon penalisht se ju u dorëzuat dhe paratë janë të tij, ato para as nuk lejohet të transferohen jashtë vendit çka mund të ndodhi pasi ja ke amnistuar dhe posedues i tyre nuk je ti që iu shmange detyrimit fiscal, por është shteti. E vetmja gjë që mund ti afrohet është që atje ku ato do investohen një pjesë të fitimit do i shkojë edhe subjektit që i deklaron më së fundi në kushtet e amnistisë këto likuiditete.

6-Amnistia fiscale nuk mund të shëndoshi sektorin e financave publike duke marë prej tyre një përqindje të caktuar, dhe në të njëjtën kohë mund të dëmtojë sektorin privat që ka punuar në mënyrë të rregullt dhe që ka derdhur detyrimet fiskale sipas rregullit pa mbetur debitor apo pa fshehur të ardhurat reale. Ky dëmtim është dhe moral edhe ekonomik. Sepse nëse në një fushë aktiviteti është një apo disa subjekte korrekte dhe befas, një apo disa të tjerë hynë pas amnistisë me një bollëk monetar ata sigurisht që ju prishin biznes me të gjitha ata mekanizma që lidhen me të; psh me ulje çmimesh apo shkallën e investimeve apo me teknologji më të përparuar që ata mund të investojnë. Ose edhe me zgjerimin e beftë të tregut që ul konsumizmin dhe që kompani që janë të rregullta dhe që kanë edhe kredi për të shlyer duke ju frenuar puna dhe të ardhurat vihen në vështirësi për likujdimet e këstëve të kredive.

7-Edhe diçka paratë që janë jashtë vendit si do transferohen në Shqipëri? Me bankë? E nëse bëhen me bankë ajo do të dijë nga kanë ardhur dhe pse transferohen këto shuma. Nëse ato shuma hyjnë si cash atëherë kalimi kufirit me shuma të padeklaruara është veprim i paligjshëm.

8-Amnistia nuk mund të bëhet për ata që janë të dyshuar për veprimtari kriminale, për ish politikan që thonë se meren me biznes dhe për ata që kanë përfituar një here nga amnistia fiskale. Gjithashtu amnistia nuk mund të jetë me anonimate, emrat e personave që përfitojnë nga amnistia fiskale të jenë publik. Mos veprohet si në 2011.

Ja përse amnistia fiskale, nuk është kaq e thjeshtë, dhe ngre disa pyetje që duan përgjigje…nuk thuhet kot, ku hyn leku hyn dreqi…!/ Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore, Denaj: Janë 10 zona Kadastrale

Ministrja Anila Denaj, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, foli edhe për përcaktimin e zonave Kadastrale ku do të...

“Kam 10 vjet që e dua, ajo është zemërgur”, Klajdi Musabelliu ndan historinë e dashurisë

I ftuar në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli, Lei Kraja dhe Arbër Çepani ka qenë Klajdi Musabelliu. Artisti dhe ish-banori i këtij edicioni, u...

Mbi 7 mijë banorë nga Shqipëria aplikuan për azil në Europë në 2024

Agjencia europiane e Azilit, thotë në raportin e saj vjetor të sapo publikuar se 7325 shtetas nga Shqipëria paraqitën kërkesën për azil në një...

Mbyllja e TikTok/ Kikia: Duhet ndaluar edhe Facebook, por s’mund të kthehemi 30 vite pas!

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia ka komentuar vendimin e qeverisë për mbylljen e përkohshme të TikTok në Shqipëri, duke dhënë një këndvështrim kritik mbi...

Lufta tregtare/ Taksat e reja dhe ndikimi i tyre tek biznesi

Tarifat, për të cilat Presidenti Trump kishte kërcënuar prej kohësh, hynë në fuqi, duke e zhytur vendin në një luftë tregtare me Kinën, Kanadanë...

Lajme të tjera

Web TV