Taulant Balla: PD dhe LSI po falin deputetët që nuk dorëzuan mandatet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla zbulon një lëvizje të re brenda opozitës. Të paktën sipas asaj që ai deklaron në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU në grupin mediatik “FJALA”, drejtuesit e PD dhe LSI kanë nisur kontaktet me deputetët e tyre që nuk dorëzuan mandatet sipas vendimit të partive respektive.  

 -Më vjen mirë që PD njohu zgjedhjet e 2017 sepse zgjedhjet e 2017 janë administruar me këtë lloj administrimi politik, dhe ndërkohë që thirrja ime për opozitën parlamentare është që marrëveshja politike duhet votuar si e tillë.

-Do ta votojë opozita parlamentare? Se ata kanë thënë jo.

-Mund t’i pyesni vetë.

-I kam pyetur.

-Sepse kam dëgjuar shpesh herë që PD apo LSI janë rikthyer te kontaktet me ish-deputetët ose me deputetët e listave të tyre.

-Prit, si ishte kjo?

-PD dhe LSI kanë njohur deputetët e tyre, një pjesë të deputetëve të tyre, dikur thanë që do t’i çregjistronin, tani kanë filluar dhe janë afruar me deputetët e tyre dhe kjo është diçka e mirë, sepse PD dhe LSI kanë bërë një rikthim në arsyetimin e domosdoshëm dhe logjik që deputetët e opozitës në parlament janë deputetë të zgjedhur nga lista e tyre dhe të propozuar prej tyre. /Fjala.al/Ke.Ba

https://www.youtube.com/watch?v=TF-UNJq246k

Të fundit

Aksident i rëndë në Vlorë/ Përplasen tre makina, dy të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin që të çon drejt fshatit te Zvernecit. Tre automjete janë përfshirë në...

Pesë raste dhune në familje gjatë 24 orëve në Tiranë, arrestohen autorët

Pesë raste dhune në familje janë konstatuar gjatë 24 orëve në Tiranë. Njoftimi i plotë: Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin K. L., 20 vjeç,...

Kishëza Sistine, si u ngrit një nga monumentet më të famshme të artit në botë

9 gusht 1483 Në vitin 1483, u përurua zyrtarisht Kishëza Sistine (Cappella Sistina), një nga monumentet më të famshme të artit dhe arkitekturës në...

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të zhvillojë një takim historik me...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Lajme të tjera

Web TV