Të dënuar për krime të rënda, OFL u dërgon formularët tre personave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Operacioni Forca e Ligjit kërkon që të deklarojnë burimin e pasurisë së tyre, dy persona në Tiranë dhe një në Vlorë.

Bëhet fjalë për tre persona me rekorde të theksuara kriminale, të dënuar më parë dhe konkretisht Orges Balla, Endrit Qyqja dhe Geno Lena.

Orges Balla, banues në Tiranë, rezulton i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Endrit Qyqja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.

Qyqja njihet si bashkëpunëtor dhe pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, i kanë vënë një gjobë prej 1 milion euro biznesmenit Ylvi Beqja.

Për Geno Lena, banues në Vlorë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme./Ka.Ta/Fjala.al

Të fundit

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Lajme të tjera

Web TV