Vijon prej rreth 3 orësh seanca gjyqësore për Saimir Tahirin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Seanca gjyqësore e Apelit e GJKKO për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri është duke u zhvilluar për rreth 3 orë. Në këtë seancë Tahiri ka paraqitur një mbrojtje prej 138 faqesh.

Kjo seancë pritet të vazhdojë edhe më tej pasi do të flasin avokati Maksim Haxhia, si dhe ish-drejtori i Policisë Vlorë, Jaeld Çela që është i akuzuar bashkë me ish-Ministrin e Brendshëm.

Prokuroria vijon t’i metë njëjtin qëndrim dhe kërkon të njëjtin dënim për Saimir Tahirin, ndërsa duhet theksuar se ky proces është duke u monitoruar nga përfaqësues amerikanë nga ambasada e SHBA në Tiranë.

Gjyqi për Tahirin ishte planifikuar të mbahej më 28 Maj, pasi ish-ministri nuk ishte njoftuar në mënyrën e duhur, ndërsa rikujtojmë që ishte shtyrë edhe më herët për shkak të situatës me COVID-19.

Saimir Tahiri u dënua vitin e kaluar me 5 vite burg të konvertuara me gjykim të shkurtuar në 3.4 vite shërbim prove dhe dënimi u dha për shpërdorim detyre.

Ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda 12 vite burg për 3 vepra penale “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Në përfundim të dyja palët si Tahiri dhe Prokuroria nuk pranuan dënimin me 3.4 vite shërbim prove dhe e apeluan zyrtarisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Pasi prokuroria akuzon Tahirin se në kohën kur ishte ministër i Brendshëm bashkë me ish-drejtorin e Policisë Vlorë, Jaeld Çela bashkëpunuan me Moisi Habilajn apo vëllezërit e tij që bashkë korrespondojnë të jenë kushërinj.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV