Video/Mbreti Zog në pamje të rralla bashkë me princ Tatin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulohen pamje të rralla të mbretit Zog në vitet ‘30-të. Agjensia prestigjioze amerikane e lajmeve ”Associate Press” sjell pamje të rralla nga një paradë ushtarake në të cilën shfaqen kuadrate që parakalojnë në prani të tij.

Ndërkohë Mbreti Zog është i shoqëruar në një tribunë nga dy personalitete të kohës, Pandeli Evangjeli dhe Kostaq Kotta. Të dy u bënë kryeministra gjatë kohës që Ahmet Zogu ishte mbret.

Madje Kostaq Kotta ishte kryeministër më 7 prill 1929 kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste. Në pamje dallohet gjithashtu edhe një kuadrat i veçantë që drejtohet nga princ Esati ose princ Tati rreth 10 vjeç, djali i motrës së Ahmet Zogut, Nafije.

Tati mbeti jetim pas vrasjes së të atit Ceno Bej Kryeziu në Pragë më 14 tetor 1927 kur ishte ambasador në Çekosllovaki. Pamjet shfaqen edhe me audio, ndonëse të një cilësie jo shumë të lartë. Gjithsesi ato kanë vlerë të jashtëzakonshme për historinë./Bl.Ba/Fjala.al

 

Të fundit

Dështoi në Bundesligë, ylli i Portugalisë pranon shitjen për hir të… Botërorit

Bayern ka vendosur ta shesë mesfushorin Palhinha. Portugezi ka dështuar në sezonin e tij të parë në Mynih dhe...

Evropa nuk ka pse të zgjedhë mes armëve dhe mirëqenies. Ka një rrugë tjetër

Po, shpenzimet për mbrojtjen duhet të rriten – por shkatërrimi i shtetit social për t’i financuar do të ishte një gabim i madh Shahin Vallée...

Serbia pengon sportistët të marrin pjesë në Evropianin e Esports në Kosovë

Nga 9 deri më 13 korrik, palestra “1 Tetori” në Prishtinë do të jetë qendra e sporteve elektronike në Evropë, teksa mikpret edicionin e...

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi. Ai ka paralajëmruar se edhe...

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e dërguara përmes Kuvendit nuk janë...

Lajme të tjera

Web TV