Korça njihet si një zonat më të frekuentuar nga turistët vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.
Qyteti juglindor dallohet jo vetëm për klimën dhe turizmin kulturor, por edhe për gatimet tradicionale. Një ndër më të njohurat ka lakrorin me dy petë dhe duket se bashkia e Korçës ka menduar një ide gjeniale për të tërhequr sa më shumë turistë.
Nënkryetarja e bashkisë së Korçës, Benila Themeli gjatë një interviste në një televizion lokal, teksa po fliste për turizmin, tha se bashkia po bën përpjekje për të sjellë risi.
Ajo deklaroi se është menduar bërja e një lakrori me dy petë në përmasa të pa para deri tani që mund të thyejë rekorde.
Turizmi është sektori kryesor në Korçë dhe për numrin e lartë të turistë padyshim që ka meritë dhe bashkia e këtij qyteti./En.Br./Fjala.al