Shtyhet sërish koncerti i Malumës në Shqipëri, ja data e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koncerti i këngëtarit me famë botërore në Shqipëri, Maluma,është shtyrë sërish për shkak të situatës së pandemisë së koronavirusit.

Ajo ishte parashikuar që të mbahej më 6 shtator të këtij viti në sheshin “Nënë Tereza”, por shifrat e larta të regjistruara së fundmi ka bërë që kjo datë të shtyhet sërish.

Mirëpo për shkak të pandemisë globale COVID-19, koncerti është shtyrë edhe njëherë dhe kësaj radhe për një datë të caktuar në vitin tjetër.

Së fundmi organizatorët kanë bërë një njoftim ku lajmërojnë se data e re për koncertin e Malumës do të jetë 24 qershor 2021.

Njoftimi i organizatorëve të koncertit të Malumës:

“Koncerti “Maluma Tour 11:11”, nuk do të mbahet me datë 6 shtator për shkak të pandemisë COVID-19. Tirana duke qenë pjesë e tour-it Europian të artistit Maluma, duhet të pranojë kushtet e zhvillimit të këtij aktiviteti në të gjitha shtetet ku do të mbahet koncerti. Pasi është e pa mundur të zhvillohen koncerte individuale në shtete të ndryshme, duke qenë se koncerti është konceptuar në formën e turit. Vendim ky i marrë nga kompania e cila menaxhon tour-in e këngëtarit, Royalty Ëorld Inc dhe të të gjithë promotorëve në shtetet përkatëse europiane. Tashmë po njoftojmë datën finale të koncertit i cili do të jetë më 24 qershor 2021. Për të gjithë personat apo grupet që kanë bileta për këtë koncert njoftojmë se ato janë të vlefshme për në datën 24 qershor 2021. Qofshin të printuara apo në format elektronik. Ky është një vendim I vlefshëm për të gjitha qytetet ku koncertet nuk u zhvilluan për shkak të karantinës nga Covid-19. Edhe koncerti i Tiranës nuk u zhvillua, prandaj biletat e blera do jenë të vlefshme për t’u përdorur në koncertin e datës 24 qershor 2021. Nuk duhet të bëni asgjë më shumë se të ruani biletat tuaja! Biletat janë të transferueshme në grupe apo njerëz të tjerë, të afërmit tuaj, sipas dëshirës apo nevojës tuaj, nqs ju e keni të pa mundur të jeni të pranishëm në koncertin e datës 24 qershor 2021. Faleminderit për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj periudhe, sepse çfarë ndodhi këtë vit është e pa preçedentë dhe askush nuk ka një zgjidhje të menjëhershme për situatën e krijuar në mbarë globin.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Reshje shiu dhe temperatura të larta… parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave...

Shqiptarët “braktisin” euron, bie euroizimi i kredisë për të dytin vit radhazi

Sipas shifrave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2024 kredia në valutë të huaj përbënte 45.3% të portofolit total të sektorit bankar....

Orë vendimtare për partitë, sot afati fundit për dorëzimin e listave për deputetë

Orë vendimtare për partitë politike, të cilat në mesnatë duhet të dorëzojnë në KQZ listat me 186 kandidatë për deputetë për zgjedhjet parlamentare të...

Dalin SHIFRAT / Me sa lekë janë shtuar pagat e shqiptarëve

Të dhënat zyrtare të publikuara nga INSTAT, tregojnë se paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të fundit të...

Siguria Ushqimore dhe sfida e (kapërcimit të) mbetjeve

Andon Rrapokushi AR Consulting Në shtator të vitit të kaluar Komisioni Europian (KE) publikoi raportin vjetor për Sigurinë Ushqimore të Rrjetit ACN për vitin 2023. ACN...

Lajme të tjera

Web TV