Ekzekutimi i Billës/ U lirua nga burgu se ishte “i varfër”, vritet brenda një makine luksoze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vrasjes së Hekuran Billës policia shpreson të sigurojë prova në armën MP5 gjysmë të djegur. Shtohet skandali për lirimin e tij në shkurt të vitit 2019, pas vendimit nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. ILD nis verifikimet për gjyqtaren. I dënuari përjetësisht në Angli për një vrasje dhe tri plagosje, u lirua se kishte sjellje të mirë dhe ishte i varfër…

Një ditë pas vrasjes së tipit mafioz të 40-vjeçarit Hekuran Billa, në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, policia shpreson se mund të shkojë në gjurmët e autorëve. Kjo varet vetëm nga gjurmët e gishtërinjve që mund të kenë mbetur në armën gjysmë të djegur, por edhe prova të tjera në automjetin e atentatorëve. Makina e tyre, tip “Benz”, që u përdor në këtë ngjarje, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të enjtes, u gjet e djegur në fshatin Pezë.

Hakmarrja është pista kryesore ku grupi hetimor i ka përqendruar hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Kjo për shkak se 40-vjeçari, në vitin 2006, vrau në Angli me breshëri automatiku në një lokal Prel Markun, ndërsa la të plagosur tre persona të tjerë, Petrit Brahon, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin. Policia në makinën e djegur gjeti një automatik MP5 me selenciator, i cili nuk ishte djegur plotësisht. Arma është dërguar në laboratorin e ekspertizës, pasi grupi hetimor ka shpresa që aty mund të gjejë prova që mund t’i shërbejnë për identifikimin e autorit.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar në komisariat rreth 20 persona që dyshohet se kanë pasur konflikte me viktimën, apo edhe informacion për ngjarjen, që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e së enjtes. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë me dije se familjarët e Billës janë shprehur në polici se e kanë mbyllur konfliktin e vjetër dhe se Hekurani nuk kishte çështje të hapura.

Ja si i shpëtoi 40-vjeçari burgut të përjetshëm

Hekuran Billa, i ekzekutuar në orët e vona të së enjtes, u lirua nga burgu më shkurt të vitit 2019. Ai u lirua nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, emri i së cilës kohët e fundit ka zënë faqet e para të gazetave dhe kronikave televizive, për ulje të dënimeve të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale.

Sipas mediave angleze, 40-vjeçari i ekzekutuar në një nga zonat më të populluara të kryeqytetit, akuzohet për vrasjen e një 22-vjeçari dhe plagosjen e tre shqiptarëve të tjerë, në vitin 2006. Motivi i këtij krimi të rëndë dyshohet se është ndarja e territorit të rrjetit të prostitucionit, si dhe trafiku i drogës. Në atë kohë ai ishte 26 vjeç dhe krimin e kreu bashkë me Kujtim Spahiun, i cili vuan akoma dënimin me 33 vjet burg në Angli.

Lexo edhe :  Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt, ja arsyeja

Në qershor të vitit 2007 viktima, që në atë kohë ishte vetëm 27 vjeç, u arrestua në vendin tonë, për veprën penale që kishte kryer në Angli, por për shkak se dy vendet nuk kanë pasur marrëveshje ekstradimi, autoritetet angleze sollën në vendin tonë vendimin, ku 40-vjeçari ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

“Shtetasi shqiptar Hekuran Billa pas disa konflikteve që ka pasur me disa shtetas shqiptarë që jetonin në Angli, në datën 14.10.2006 ka hyrë në një lokal në rrugën Park Royal dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Si rezultat ka mbetur i vrarë shtetasi Prel Marku dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit Petrit Braho, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani. Për këto fakte ai është deklaruar fajtor për veprën penale të “Vrasjes” së shtetasit Prel Marku, është deklaruar fajtor për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” ndaj shtetasve Petrit Braho, Agron Gjoni, si dhe është deklaruar fajtor për veprën penale “Plagosje me dashje për të shkaktuar lëndim të rëndë trupor”, për shtetasin Musa Rrahmani”, thuhet në vendim.

Pas një kalvari të gjatë gjyqësor, më 13 maj të vitit 2014, ky vendim u njoh nga gjyqtari Altin Abdiu. Por, në 20 korrik të vitit 2016 gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Lefter Jahaj, vendosi ta ndryshojë vendimin e Gjykatës së Tiranës për njohjen e burgimit të përjetshëm dhe dënimin e Billës përfundimisht me 25 vite burgim. Pas këtij vendimi Billa bëri kërkesë për t’u liruar me kusht, me pretendimin se ai kishte kryer 1/3 e dënimit.

Më 22 shkurt të vitit 2019, gjyqtarja Enkelejda Hoxha firmosi për ta liruar atë nga qelia, me argumentin se kishte pasur sjellje të mirë. Për të arritur deri këtu, në vendim thuhet se gjyqtarja u ndikua nga një raport pozitiv i burgut të Krujës dhe në një tjetër raport të shërbimit të provës. Një tjetër arsye, sipas gjykatës, ishte gjendja e rëndë ekonomike, pasi të ardhurat e vetme ishin pensioni i prindërve të tij, i cili nuk mjaftonte as për ilaçet e tyre, si dhe gjendja e rëndë shëndetësore e prindërve. Për prindërit ai kishte paraqitur edhe një raport mjekësor.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për të gjitha procedurat dhe për vendimin e gjyqtares Hoxha, për të cilën Ministria e Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin, pasi ka liruar personazhe të njohura, si Indrit Doklen e bandës së Durrësit, apo Genc Tafilin, i dënuar për vrasje.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Habit me deklaratën Klajdi: Kam qenë i dashuruar me Elvana Gjatën

Prej mbrëmjes së djeshme, Klajdi, G-Bani, Gjesti dhe Rozana ndodhen në një dhomë të ndarë prej banorëve të tjerë...

Putin “rrëzon” Zelensky, presidenti Rus: Gati për bisedime, por jo me të

Presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi poshtë haptazi mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta të paqes me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin e përshkroi...

Tragjedi në Indi, njerëzit shtypen nga turma, mbi 40 viktima gjatë ritualit fetar

Të paktën 40 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën, pasi u shkelën nga turma, gjatë një feste fetare të besimit Hindu...

Ktheu shtëpinë në laborator të sofistikuar kokaine, arrestohet shqiptari i ‘papunë’!

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane teksa ishte i përfshirë në përgatitjen dhe trafikimin e drogës në zonën e Imperias. I arrestuari është i...

Me shumë fëmijë në krime/ Fier, 100 të mitur u ndoqën penalisht në 2024

Përfshirja e të miturve në veprimtari kriminale rezulton në shifra shqetësuese në Fier. Përgjatë vitit 2024 janë arrestuar dhe proceduar penalisht 100 të mitur...

Lajme të tjera

Web TV