Kongresmeni Engel: Reforma zgjedhore të kthehet në ligj, duhet votimi i diasporës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Eliot L. Engel është shprehur se marrëveshja për reformën zgjedhore në Shqipëri duhet të kthehet në ligj.

Në një prononcim për Zërin e Amerikës, Engel tha se reforma zgjedhore përfshin disa hapa pozitiv, por në të njëjtën kohë theksoi se ka shumë mangësi.

Shkrimi i Zërit të Amerikës:

Ai tha se ajo përfshin disa hapa pozitivë përpara, por la të kuptohet se ka ende mangësi.

“Ajo përfshin klauzola për depolitizimin e administratës së zgjedhjeve, zgjerimin e transparencës dhe më shumë pavarësi për punonjësit e zgjedhjeve. Çka është më e rëndësishme, do t’i hapë rrugën Shqipërisë për të filluar procesin e anëtarësimit në BE dhe duhet të kthehet në ligj”, tha ai përmes një deklarate.

Por kongresmeni Engel shton se “parlamenti duhet të marrë në konsideratë të gjithë zërat”.

“Dhe në të ardhmen e afërt të shqyrtojë një masë shtesë në të ardhmen e afërt që të përfshijë lista të hapura dhe t’u japë mundësi shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve të tjerë në diasporë që të votojnë në zgjedhjet e vitit 2021 nga vendi i tyre i rezidencës”, thotë zoti Engel në deklaratë.

Ai i bën thirrje “miqve të tij në Shqipëri, të vazhdojnë të punojnë për reformën zgjedhore, në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me themele të forta dhe me bazë të gjerë”.

Javën që kaloi në Shqipëri, palët politike arritën marrëveshjen për reformën zgjedhore. Zgjidhja erdhi pasi u kapërcye ngërçi që lidhej me një prej rekomandimeve bazë të OSBE/ODIHR-it, lidhur me depolitizimin e administratës zgjedhore.

Por deputetë të opozitës parlamentare kanë thënë se mund të mos miratojnë në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik.

Lexo edhe :  Berisha skenar të ri për humbjen/ Rama bleu vota me 450 leje për bandat e narkotrafikut!

Ata po kërkojnë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe votimin e emigrantëve./VOA

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV