“Luli s’do jetonte me mua se ka Nokën kundër LGBT”, Elton Ilirjani: Rama është i paraqitshëm, Meta ka Monikën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni i njohur shqiptar Elton Ilirjani ka thënë dje se kryeministri Edi Rama është i vetmi politikan i paraqitshëm në vendin tonë.

Nga “Zonë e Lirë” ai u ngacmua nga Arjan Çani se me cilin politikan do donte të bashkëjetonte. Megjithatë Ilirjani e përjashtoi Ramën si një mundësi.

Ndërsa për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën ai  u shpreh se nuk donte një bashkëjetesë, pasi krahu i djathtë tij, Flamur Noka është kundër LGBTI-së.

Për presidentin Ilir Meta, Elton Ilirjani deklaroi se nuk do e linte gruaja e tij, Monika Kryemadhi.

“Rama është më mirë ekstetikisht se të gjithë ata aty. Jo Rama si mashkull nuk më pëlqen, por është më i paraqitshëm se të tjerët. Të paktën ka estetikën. Kur shkon jashtë prezantohet si kryeministër i Shqipërisë dhe ka lezet, sa një kryeministër më parë që nuk fliste dot anglisht. Të bashkëjetoja me Lulin? Me Lulin edhe të doja unë, s’do donte Luli, ka krahun e tij të djathtë kundër LGBT, janë kundër kauzës. Berisha është pak i vjetër, Ilir Metën nuk e lë Monika. Krahu i djathtë i Lulit është ai Flamuri që doli e  bëri thirrje kundra LGBT-së”, u shpreh Elton Ilirjani.ka.ta/Fjala.al/

Të fundit

Ndeshja Shqipëri-Serbi, FSHF publikon informacion për shitjen e biletave

Federate Shqiptare e Futbollit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me procesin e shitjes së biletave për ndeshjen...

Pamje kaotike, palestinezët sulmojnë 77 kamionë të OKB-së me ndihma

Një numër i madh njerëzish të uritur në Rripin e Gazës ndaluan, sulmuan dhe plaçkitën 77 kamionë që transportonin ndihmë humanitare nga Programi Botëror...

“Daily Mail”: Vizitoni Ksamilin e Shqipërisë, destinacioni parajsor “Maldivet e Evropës”

Maldivet janë një nga destinacionet më të ëndërruara të pushimeve në botë dhe një zgjedhje popullore për çiftet që kalojnë muajin e mjaltit, shkruan...

Qytetarëve britanikë do t’u merren gjurmët e gishtave sa herë që vizitojnë BE-në

Qytetarët britanikë që udhëtojnë drejt Bashkimit Evropian duhet t’i nënshtrohen kontrollit të gjurmëve të gishtërinjve sa herë që kalojnë nëpër portin e Doverit kur...

Anatomia e një urrejtësi

Nga Mero Baze Ilir Rusmali është caktuar si “armik në dispozicion” i Partisë Demokratike. Në zbrazëtinë e fakteve që e rrethojnë për të ashtuquajturin manipulim...

Lajme të tjera

Web TV