Rekomandime për të lexuar nga botimet OMSCA-1

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bija e heshtjes

Autorja Kim Edwards ka shkruar një roman kaq intrigues, që e përpin me një frymë. Personazhet e saj do t’ju lënë pa fjalë. Në romanin “Bija e heshtjes”, rrëfimi i Kim Edwards-it të tregon për keqardhjen dhe shpëtimin, për ndjenjat e ndershme të personazheve që jetojnë në varësi të së kaluarës së tyre. I shkruar me një gjuhë shumë prekëse, ju do të rilexoni pjesëza të këtij romani, vetëm që ta rishijoni përsëri… Ky roman i shkruar bukur i ka të gjitha. Pak ditë pas botimit, libri filloi të ngjitej në klasifikim. Është një rast i jashtëzakonshëm i artit të fjalës. Ka diçka magjike e misterioze në këtë roman, dhunti të rrallë për t’i folur drejtpërdrejt zemrës së njerëzve.” për familjen, zgjedhjet, sekretet dhe shpëtimin. Ky është një roman i mrekullueshëm zemërthyes, zemërshërues. Çdokush do të mbetet thellësisht i prekur nga ky libër. Ka një forcë të jashtëzakonshme, është në gjendje të të ngashërejë dhe të të emocionojë.

Për hir të emrit

Në qendër të romanit “Për hir të emrit” është familja indiane Ganguli. Fatin e mëtejshëm të kësaj familjeje, e cila emigron në SHBA e vendos burri, profesor në një nga universitetet më në zë të Bostonit. E ngarkuar emocionalisht dhe thellësisht e mprehtë, proza e Jhumpa Lahirit na ofron pamje të përsosura të jetëve dhe karaktereve të personazheve të saj. Jhumpa Lahiri është një shkrimtare instinktive … dhurata që na ka bërë me këtë libër, e bën edhe më simpatike. E shkruar me elegancë, “Për hir të emrit”, edhe gjatë rileximit nuk mund t’i shtosh a t’i heqësh asgjë këtij romani shumë tërheqës, duke dëshmuar se autorja e këtij romani, Jhumpa Lahiri, është një romanciere e pakrahasueshme, e rangut të parë dhe një zë i fuqishëm dhe origjinal.

Lexo edhe :  80-vjetori i Teatrit kombëtar, mes sfidave e premtimeve për statusin e artistit

E pasqyruar tek ti

Gidion Krosi. Po aq i bukur dhe i përkryer në pamje të jashtme, sa ishte edhe i rrënuar e i torturuar në shpirt. Ai ishte një flakë e ndritshme, përvëluese, që mua më zhuriste me kënaqësitë më të errëta. Nuk mund t’i qëndroja larg. Nuk doja. Ai ishte dëshira ime më e madhe. E shkuara ime ishte po aq e mbushur me dhunë sa e tij dhe unë isha e lënduar. Ne nuk mund të funksiononim kurrë si çift. Ishte shumë e vështirë, shumë e dhimbshme… me përjashtim të çasteve kur çdo gjë ishte e përkryer, çaste kur dashuria e dëshpëruar dhe pasioni i tërbuar ishin çmenduria jonë më e madhe. Neve na mbante bashkë nevoja për njëri-tjetrin. Dhe pasioni do të na çonte përtej limiteve tona, në tehun më të ëmbël e më të mprehtë të fiksimit…/Nga Leonard Veizi/Fjala.al/

Të fundit

Taksistët grekë në grevë, bllokojnë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës

Qindra taksistë bllokuan mesditën e së mërkurës për gati dy orë pikat hyrëse dhe dalëse të aeroportit të Athinës. Ndryshe...

Shpulla e Macron ‘u zhduk’ në Francë / Mediat e fshinë brenda 24 orësh, ndarje kulturore

Një shtyrje apo një shpullë. Një klip i shkurtër që do të kishte dominuar lajmet amerikane për ditë të tëra, u transmetua në Francë...

Kush janë deputetët demokratë që do arrestojë SPAK?

Ish-deputeti i PD-së, Myslim Murrizi, ka deklaruar dje në media se do arrestohen dy deputetë të PD. “Mund të ikin vetë ata të së mbyllurës...

Ilir Meta fton Grida Dumën në burg: Do kalojmë bukur!

Pasi u mor i pandehur, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një reagim të gjatë në Facebook flet për skandalin e lobimit të LSI...

Berisha pas humbjes në zgjedhje/ U kërkoj shqiptarëve të kenë durim, tani fillon lufta!

Sali Berisha në një konferencë për media, ka parashtruar ato që i cilëson dokumente që vërtetojnë se zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, kanë...

Lajme të tjera

Web TV