Është një barazim 1-1 që nuk i shërben asnjërës palë në ambiciet për kupat europiane, por të paktën u lejon të rinisin si duhet në fushë, pa dëmtime dhe probleme, pas 3 muajsh të tmerrshëm të ndalur nga pandemia. Athletic bilbao dhe Atletico Madrid ndanë mes tyre nga një pikë në një duel që vuri përballë dy nga ekipet me më shumë probleme në la Liga.
Diego Costa i rikuperuar për Colchoneros dhe Aduriz tashmë një kujtim për baskët, ndërsa në stadiumin San Mamès u kujtuan mijëra viktimat e coronavirus. Në gjysmë ore lojë limit, erdhi edhe “cooling break” i aplikuar nga arbitri për të hidratuar lojtarët e për ti dhënë një pauzë të nevojshme ndërsa në të 37′ baskët morën avantazhin falë Munain, që shfrytëzoi asistin e Yuri.
Por Atletico arriti të barazonte pas vetëm dy minutash dhe ai që e firmosi ishte një Diego Costa “i akullt” para portierit Simon, pasi u shërbye në thellësi nga Koke. I shkëlqyer dedikimi i sulmuesit pas golit: Një fanelë me emrin Virginia, në mbështetje të Virginia Torrecilla, futbollistja e ekipit të femrave te Atletico Madrid që është operuar për një tumor, e tani vuan letargjinë. Kaq ishte…
Athletic dhe Atletico ndajnë pikët që e mbajnë të paqartë të ardhmen e tyre europiane.