Partizani e ktheu thuajse në një seancë stërvitore ndeshjen e kësaj të diele në kategorinë Superiore, ku “asfaltoi” 8-1 Luftëtarin që nuk respektoi as emrin dhe as elitën e futbollit, madje ofroi rezistencë minimale. Ky rezultat largon disi kryeqyteasit nga zona e ftohtë e renditjes, “play out” i frikshëm, por edhe largon disi edhe trajnerin Sormani nga shkarkimi.
Por çfarë ndodhi në tapetin e “Selman Stërmasit”, aty ku britmat e pankinave dhe ato pak fjalë nga tribuna e medias ishin të vetmit dëshmitarë, në një kohë që të tjerë e ndiqnin ndeshjen nga e vetmja mënyrë…platforma e ngritur online në emergjencë, youtube nga FSHF.
Cinari shënoi 3 herë brenda pjesës së parë, Broja 1, ndërsa rrjeta e vetme e gjirokastritëve erdhi nga Griseld Lika. në pjesën e dytë, sërish Cinari, dhe më pas Cara e Solomon e rënduan pasditen e trishtë të luftëarit që sanksionoi dhe rënien. Kur pritej fërshëllima finale, Cara konvertoi në gol një penallti që mbylli ndeshjen 8-1. Renditja…
- Tirana 59 pikë
- Kukësi 50
- Skënderbeu 47
- Laçi 45
- Partizani 41
- Teuta 41
- Bylis 39
- Vllaznia 38
- Luftëtari 14
- Flamurtari 11