Harron 3 kg ar në tren/Policia në kërkim për t’ia dorëzuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa shumë prej nesh kur kanë udhëtuar shpesh me tren, autobus, apo mjet tjetër transporti – ndodh të kenë harruar diçka si për shembull një telefon, një portofol, deri edhe një palë kufje – por është thuajse e pamundur për gjithsecilin që të harrojë një sasi të konsiderueshme ari.

Epo, një person të tillë e gjen në vende të pasura si Zvicra. Dhe autoritetet atje po bëjnë përpjekje që të gjejnë pronarin e më shumë se 3 kg ar që ishte harruar në kabinën e një treni tetorin e kaluar.

Sasia e arit, me vlerën e rreth 191,000 dollarë  u gjet në një tren midis St Gallen dhe Lucerne.

Pronari ka pesë vjet kohë për të tërhequr arin në prokurorinë në Lucerne, thuhet në një deklaratë zyrtare, ndryshe ajo do të konfiskohet.

Ngjarja u bë publike tani pasi përpjekjet për të gjetur pronarin rezultuan të pasuksesshme.

Është e paqartë se si autoritetet do të verifikojnë pretendimet e secilit që do të paraqitet e do të thotë se ari mund të jetë i tyre./Br.Xh/

Të fundit

ChatGPT arrin 700 milionë përdorues aktivë në javë

Platforma e inteligjencës artificiale, ChatGPT ka arritur një rekord të ri, me 700 milionë përdorues aktivë javore, katër herë...

Përmbytje katastrofike në Pakistan, mbi 300 viktima

Numri i të vdekurve nga përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani vazhdon të rritet me...

E pazakontë/ Kapitenit të Spezias i grabitet makina në mes të rrugës

Një ngjarje e pakëndshme i ka ndodhur ditën e djeshme mbrojtësit dhe kapitenit të Spezias, Petko Hristov. Ky i fundit ka ndarë në llogarinë e...

Momente tmerri në ajër, merr flakë motori i avionit që sapo u ngrit

Aeroporti i Korfuzit ka qenë për disa orë në gjendje alarmi, pasi një zjarr ka shpërthyer në motorin e një avioni që u ngrit...

Zjarret nuk kursejnë as Italinë, vatër e madhe në Katania

Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu mëngjesin e së shtunës në kodrën San Gregorio, pak kilometra jashtë Catanias, duke prekur Rezervatin Natyror Micio...

Lajme të tjera

Web TV